Grupi B, befasitë nuk kanë fund...
Kjo ishte humbja e parë për “Djajtë e Kuq” në kupat e Europës që prej vitit 2005 në shtëpi. Golin tripikësh për turqit e shënoi Rodrigo Tejo në minutën e 20-të. Me këtë fitore Beshiktashi ngjitet në kuotën e katër pikëve, por gjithsesi pa lënë vendin e fundit.
Megjithatë, një fitore në takimin e fundit në shtëpi përballë CSKA Moskës, do ta fuste ekipin turk në lojë për të siguruar vendin e tretë, që të çon në Ligën e Europës (gjithçka varet edhe nga rezultati i ndeshjes midis Volfsburgut dhe Mançesterit).
Ndërkohë, në sfidën tjetër të grupit B, CSKA Moska mundi 2-1 në shtëpi Volfsburgun. Rusët arritën të përmbysin brenda tetë minutash disavantazhin e pjesës së parë (Dzeko kaloi kampionët e Gjermanisë në epërsi në minutën e 19-të), duke kthyer gjithçka në favor të tyre me anë të Necid (58’) dhe Krasiç (66’).
90-minutëshi i fundit që do të luhet pas dy javësh do të jetë përcaktues për fatet e grupit. Përveç kualifikimit të Mançesterit (megjithatë, vendi i parë nuk është ende i sigurt), asgjë nuk është e përcaktuar (as vendi i dytë, as i treti). CSKA-ja do të luajë në Turqi përballë Beshiktashit, ndërkohë që Volfsburgu do të presë në fushën e vet skuadrën e Aleks Fergusonit.