E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, bllokohen 100 kg drogë në një autoveturë

Sasia e drogës e paketuar në qese një kilogramëshe është gjetur në një autoveturë të parkuar, çka e ka bërë të vështirë për policinë të ndalojë autorët.

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut, bënë të ditur se, efektivat e seksionit të luftës kundër drogës e kanë pikasur autoveturën e dyshimtë tip Benz me targë TR 7598 I, mesnatën e kaluar. Autovetura ishte parkuar në anë të rrugës në fshatin Maminas dhe punonjësit e policisë kanë qëndruar gjatë gjithë natës në pritje të drejtuesit të saj.

Sot në mëngjes në automjetin e bllokuar tashmë nga policia janë gjetur mbi 100 pako 1-kilogramëshe të mbështjella me letër natriban dhe të vendosura në sedilet e autoveturës. Burimet thanë se  po punohet për identifikimin e autorëve. Ndërkaq po punohet për të identifikuar dhe kapur personat që kanë lidhje me trafikun e lëndës narkotike.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›