Ndeshjet e trukuara, Tirana e Vllaznia rrezikojnë shumë
Pasi Tirana dhe Vllaznia kanë përfunduar në listën e zezë për ndeshje të trukuara këto skuadra me të vërtetë rrezikojnë shumë në rast se do të vërtetohen të gjitha akuzat. UEFA në deklaratën e saj për shtyp ka theksuar se do te ketë tolerancë zero kundër ndeshjeve të trukuara. Në deklaratën e tij sekretari i përgjithshëm i UEFA-s Gianni Infantino ka bërë të ditur se nga lista me 40 ndeshje të trukuara do të vazhdojnë hetimet për pesë skaudra Tirana , Dinaburg e Letonisë , Vllaznia, Ljubjana e Sllovenise dhe Honved Budapest e Hungarisë. Gjatë konferencës për shtyp Infantino ka deklaruar: Komiteti Ekzekutiv dhe Presidenti kanë vendosur ashtu siç është deklaruar edhe më parë se do të ketë një politikë e tolerancës zero ndaj trukimit të ndeshjeve".