Salihi shënon golin e fitores për Rapid-in

Hamdi Salihi nuk ndalet dhe shënon një tjetër gol për skuadrën e tij Rapid Vjena. Sulmuesi shkodran i Kombëtares ka shënuar golin e fitores për skuadrën e tij në ndeshjen ndaj Sturmit të Grazit. Salihi ka shënuar në minutën e 89-te të takimit me anë të një penalltie. Ky është edhe goli i 10-të i Salihit këtë sezon në Bundesligën Austriake ku 2 gola i ka shënuar me fanellën e Riedit ndërsa 8 gola janë shënuar me fanellën e Rapidit.
Pas kësaj fitoreje skuadra e Rapidit që drejtohet nga Pakult është ngitur në vendin e parë me 34 pikë dhe në fundjavë do të ketë një ndeshje për titull ndaj Salcburgut. Padyshim që të gjithë do të dëshironin që Salihi këta gola t'i shënojë edhe në Kombëtaren Shqiptare . Gjithsesi sulmuesi pas ndeshjes ka marrë përgëzimet e shokëve të skuadrës , trajnerit dhe tifozëve.
Ndërsa në Itali Kievo e Erjon Bogdanit ka kaluar në turin tjetër të Kupës së Italisë pas fitores 2-0 me Frosinonen ku do të përballet me Fiorentinën.