Bariç: “Nuk kemi frikë nga Holanda!". Sondazhet

Trajneri Otto Baric ka folur për gazetarët holandezë dhe shqiptarë që ndodhen në Amsterdam. Gjatë bisedës ai është shprehur se ekipi yne do të luajë si i barabartë me kundërshtarët duke mos zbatuar një skemë mbrojtëse, por duke luajtur me dy sulmuesë. Baric gjithashtu deklaroi se Shqipëria nuk është e frikësuar para kësaj ndeshjeje por favorite për tri pikët është Holanda. "Megjithatë lojtarët tanë janë në gjendje të zhvillojnë një ndeshje sipas skemave të përshtatura nga trajneri". Në një peytje të një gazetari nga Shqiperia për thirrjen e lojtarëve të rinj në Kombëtare, Baric është përgjigjur se ai po i ndjek nga afër të gjithë lojtarët që kanë shfaqur një nivel loje për t'u grumbulluar në kombëtare. Ndër ta janë Agolli apo dhe Memelli. Baric pohoi gjithashtu se do të flasë edhe me Jurgen Gjasulën për ta bindur atë të veshë fanelën kuqezi. Baric bëri të ditur për median se pas ndeshjes me Hollanden do të jetë në Shqipëri për disa ditë për të ndjekur nga afër disa sfida të rëndësishme të kampionatit shqiptar të futbollit. Ai kritikoi edhe shkrimet ne gazeta për mospraninë e tij në disa ndeshje të kampionatit vendas, duke iu përgjigjur se ai është duke vëzhguar lojtarë të cilët janë të vlefshëm për kombetaren, por që shumica e tyre luajnë jashtë Shqipërisë. Baric nuk e ka lenë pas dore kampionatit tonë duke derguar për të parë disa ndeshje ndihmësin Kovacic. Në orën 19.30 skuadra përfaqësuese zhvilloi edhe stërvitjen njohëse në stadiuminku do të luhet ndeshja Holandë-Shqipëri, në "Amsterdam Arena".
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë:
Portier: Arjan Beqaj
Mbrojtës: Armend Dallku, Besnik Hasi, Nevil Dede, Adrian Aliaj
Mesfushë: Ervin Skela, Altin Lala, Debatik Curri, Altin Haxhi
Sulmues: Igli Tare, Erjon Bogdani
Sondazhet
Albania-sport.com
Do të shënojë gol Shqipëria kundër Hollandes?
Po: 164 vota
Jo: 41 vota
Vota në total: 205
Albaniasoccer.com
Sa do të dalë Holandë-Shqipëri?
161 votues nga 899 vota në total mendojnë se Shqipëria do të mundet 4-0. Vetëm 23 votuees ose 2.6% besojnë se ndeshja do të dalë barazim.
Vota në total: 894
Fshf.org
A mendoni se ekipi ynë kombëtar do të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen ndaj Holandës?
Po: 282 vota
Jo: 162 vota
Ndoshta: 85 vota
Vota në total: 529