E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi H, tre skuadra për një vend

“Topçinjtë” e Arsen Vengerit kanë dhjetë pikë dhe kanë siguruar kalimin për në 1/16 dhe në përballjen e sotme ndaj Standard Liezhit në “Emirates Stadium” do të kërkojnë fitoren, për të mbyllur edhe çështjen e vendit të parë në grup.
 
Trajneri francez i Arsenalit, Venger nuk do të ketë në dispozicion Van Persin, Bendtner, Diabi, Djoru dhe Klishi, megjithatë në fushë do të jenë që nga minuta e parë Fabregas, Uolkot dhe Arshavin.

Kurse në sfidën tjetër të grupit H, Olimpiakosi i vendit të dytë (6 pikë, 2 më shumë se Standard Liezhi dhe 4 më shumë se Alkmari) do të udhëtojë drejt Hollandës, për t’u përballur me kampionët e AZ Alkmarit. Vendasit kanë shfaqur vështirësi në gjetjen e golit në katër ndeshjet e para dhe për më tepër, sot do të mungojë sulmuesi kryesor, El Hamdui.

Kurse për grekët, edhe një barazim do të ishte një rezultat më se i kënaqshëm, duke parë që Standardi zor se mund të dalë i pamposhtur nga sfida me Arsenalin dhe në ndeshjen e fundit, me shumë mundësi do të luajnë ndaj një Arsenali që e ka siguruar vendin e parë në grup.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›