Krim në familje në Laç, vëllain vret të vëllanë
Policia bëri të ditur se Arben Gjoni ka tentuar të ndalojë të vëllain Paulin Gjoni me precedent të mëparshëm penalë, të kryejë vjedhje. Për këtë arsye ka nisur konflikti midis tyre.
Pak momente më vonë, Paulini ka goditur me mjete të forta të vëllanë. Edhe pse është dërguar me urgjencë në spital, i riu nuk ka mundur të mbijetojë. Paulin Gjoni ishte dënuar nga gjykata me 14 vite burgim por ishte liruar për shkak të problemeve mendore të tij.
Ai akuzohej se kishte tentuar të vrasë punonjësit e policisë në vitin 2004. Policia tha se që prej ditës kur është liruar Paulin Gjoni ishte autor i disa vjedhjeve në zonë.