E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi PS zgjedhDoklen nënkryetartë Parlamentit

TIRANE- Deputeti socialist Namik Dokle do të jetë nënkryetari i Parlamentit. Vendimi është marrë nga deputetët e grupit parlamentar socialist të cilët u mblodhën sot paradite. Grupi Parlamentar i PS-së zgjodhi dhe emrat deputëve të kryesisë së grupit parlamentar dhe krerëve të komisioneve parlamentare.
Sekretari i Përgjithshëm i Grupit Parlamentar u zgjodh Taulant Balla, në postin e nënkryetarit u zgjodhën Eduard Shalsi, Sajmir Tahiri, Vasilika Hysi dhe Erjon Brace.

Janë përzgjedhur dhe emrat e deputetëve që do marrin pjesë në komisionet parlamentare. Opozita ka të drejtën e drejtimit të 3 komisioneve parlamentare.

Valentina Leskaj do të jetë kryetare e Komisionit të Medias. Arta Dade është përzgjedhur për të marrë postin e nënkryetares së komisionit parlamentar të Politikës së Jashtme. Kryetare e komisionit të Integrimit është caktuar ish-ministrja Ermelinda Meksi. Ethem Ruka kryetar i Komisionit të Shëndetësisë, dhe Ilir Gjoni në postin e nënkryetarit të komisionit të sigurisë kombëtare. Emrat do të paraqiten nesër për miratim në Kuvend.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›