E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillohet në BostonFestivali i ParëFolklorik Shqiptar

TIRANE-Tradita flet shqip në vatrën më të vjetër shqiptare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një atmosfere plot ngjyra kombëtare, komuniteti shqiptar në Boston, zhvilloi Festivalin e Parë Folklorik Shqiptar në Massachusetts. Të pranishëm në këtë festival ishin zërat më të njohur të skenës shqiptare si Aurela Gaçe dhe Xhoni Athanas, ndërsa grupet e valleve "Bashkimi", "Gjergj Kastrioti" dhe "Rozafati" performuan potpuri vallesh nga çdo trevë shqipfolëse, të ndërthurura këto me kostumet tradicionale. Festivali Folk1orik Shqiptar në Massachusetts vazhdon traditat e vendosura nga festivale të mëparshme të mbajtura në New York, Detroit, si dhe në shumë komunitete të tjera të ShBA-së. Performancat në këtë spektakël shoqëruan publikun në një udhëtim imagjinar në mbarë trevat e Shqipërisë dhe diasporës, duke përshirë Kosovën, çamërinë dhe Arbërinë. Ndërsa festivali ishte një spektakël maratonë prej katër orësh, për organizatorët, shoqata shqiptaro-amerikane e Massachusetts "Besa" dhe grupi i valleve "Bashkimi", ky eveniment do të kthehet në një traditë të përvitshme për komunitetin shqiptar në Boston. Për të përshëndetur iniciativën e shqiptarëve të Bostonit, në këtë eveniment ishte i pranishëm edhe drejtori i Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike në MTKRS, Esat Ruka, i cili e vlerësoi këtë nismë si një ndër më të suksesshmet për shqiptarët e diasporës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›