E Shtunë, 31 Tetor 2026

Remzi Hoxha, shtyhet seanca gjyqësore

Shtyhet seanca gjyqësore për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Autoritetet italiane kanë kthyer letërporosinë ku thuhet se dy dëshmitarë në lidhje me këtë çështje do të merren në pyetje në Itali. Në 23 qershor do të merret në pyetje dëshmitari Riza Shehu ndërsa në 8 korrik ish SHIK-asi, Martin Miraj.
Për zhdukjen e Remzi Hoxhës akuzohen 4 ish SHIK-as, Arben Sefgjini, Avni Koldashi, Buldion Meçe dhe Ilir Kumbaro.
Seanca e radhës do zhvillohet në 16 qershor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›