E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, digjet një Fast Food pranë Ambasadës amerikane

TIRANE-Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë gjatë natës një Fast Food në afërsi të ambasadës amerikane në Tiranë, duke shkaktuar panik mes banoreve. Flakët qe përfshine lokalin i cili ndodhet në katin e parë të pallatit prane ambasadës amerikane , u përhapën edhe në disa lokale të tjera, ngjitur me Fast Foodin duke rrezikuar edhe katet e sipërme të pallatit.

Zjarri ne Fast Food për pak minuta mbuloi në tym pothuajse të gjithë ndërtesën. Me të marrë sinjalizim në vendngjarje kanë mberritur forca të zjarrfikesve, autoambulanca të urgjencës së Tiranës si edhe forca të policisë të cilet bënë të mundur evakuimin e banorëve nga pallati si dhe neutralizimin në kohë të flakëve. Drejtori i Përgjithshem i zjarrfikëseve Dilaver Laci deklaroi për Neës24, shuarja në kohe e zjarrit, nuk solli pasoja për banorët. Dëmet kanë qënë vetëm në Fast Food, ambientet e të cilit u shkrumbuan tërësisht.
Ndërkohë mjeku i urgjencës së Tiranës, deklaroi se nga tymi një grua shfaqi probleme të asfiksise.
Ende nuk jane te qarta shkaqet e zjarrit në fast food, ndërsa dyshohet që ai të ketë rënë si pasojë pas një ngarkese elektrike. Fatmirësisht nk pati viktima por shkaktoi dëme të shumta.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›