Grupi artistik i Elbasanit mbyll përgatitjet për në Festivalin e Gjirokastrës
Kur duhet edhe një ditë nga çelja e Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, grupi artistik i qarkut të Elbasanit i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve të numrave artistike.
Udhëheqësi artistik i Grupit Folklorik të Qarkut Elbasan, Blerim Narazani shprehet se gjithçka është gati, ndërsa pritet vetëm konkurimi natën e dytë të festivalit. Narazani tregon se grupi i Elbasanit do të përfaqësohet me program të pasur me këngë, valle dhe interpretime në vegla muzikore.
Pjesët më të bukura që do të paraqesë grupii Qarkut të Elbasanit janë meloditë e fyejve të Gramshit, këngët e Elbasanit dhe vallet e burrave të Librazhdit.