Poloni, shkatërrohet rrjeti që publikonte materiale pornografike me fëmijë
Policia polake njoftoi sot se ka arrestuar në të gjithë vendin 57 persona të dyshuar për publikim në internet të materialeve pornografike me fëmijë.
Operacioni u ndërmor në bashkëpunim me policinë gjermane të Wiesbaden-it (në perëndim të Gjermanisë. Gjatë kontrolleve në banesa të kryera dje, policët sekuestruan 67 kompjutera dhe 158 disqe, si dhe 6 000 CD dhe DVD me materiale pornografike me fëmijë, shtoi burimi.
Ky është operacioni i shtatë i madh i këtij lloji i zhvilluar nga policia polake këtë vit. Gjatë gjashtë operacioneve të mëparshme janë arrestuar 322 persona të përfshirë në publikimin në internet të materialeve pornografike me fëmijë.
Publikimi i materialeve pornografike me fëmijë dhe mbajtja e "materileve me karakter pedofilik" dënohen në Poloni me tetë vjet burg.