Grupi gjakovaro-kuksian vidhte makina për t’i shitur më pas
30/06/2010 Arrestimet nga policia e Tiranës
TIRANË- Kosovari nga Gjakova, pasi ia kishte dalë me sukses që të vidhte 3 tipe të ndryshme makinash brenda këtij muaji, ka tentuar sërish mbrëmë që të vidhte makinën e radhës. Albin Gjoci, 30 vjeç, është arrestuar nga efektivët e komisariatit nr. 4 në momentin që po tentonte të hapte derën e automjeti tip “Benz”, me targa TR 6842 J. Në hetim të lirë do të ndiqen Albert Haraçia, 25 vjeç dhe Shkëlzen Matmuja, 23 vjeç, të dy nga Pobreku i Kukësit. Nga hetimet e realizuara deri më tani, dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me Albin Gjocin, në kohë e vende të ndryshme, kanë vjedhur automjete, të cilat më vonë i kanë nxjerrë në shitje në qytetin e Kukës. Nga hetimet e bëra deri tani burime nga policia konfirmojnë se janë zyrtarizuar këto tre vjedhje: në fillim të qershorit në afërsi të bllokut të ambasadave, tek dyqani i “Wolswagen”, kanë vjedhur mjetin tip Volzvagen, ndërkohë në rrugën “Qemal Stafa”, ata kanë vjedhur një tjetër automjeti tip “Volzvagen dhe tek sheshi “Rilindja”. Sakaq, dyshohet se kanë realizuar vjedhjen e automjetit tip “Benz”. Ky është rasti i tretë brenda harkut kohor të një viti që policia e Tiranës kap një grup të madh hajdutësh të automjeteve. Por grupi më i madh i arrestuar deri më tani është ai i grupit të 7 të rinjve nga Shkodra dhe të një femre gjithashtu me banim në Shkodër. Policia i ka arrestuar ata gjatë hetimit të operacionit të koduar “Çmontimi 2”. Vetëm nga hetimet e para të bëra mbi këtë bandë hajdutësh ka rezultuar se kishin vjedhur 20 automjete të tipit “Benz”. Këtë aktivitet kriminal ata e kishin shtrirë në qytetet e Tiranës, Durrësit, Fierit, Elbasanit dhe Shkodrës. Ndërsa më 11 janar të 2010 policia e Tiranës gjatë një operacioni të quajtur “Heshtja” ka arrestuar një bandë prej katër personash. Ata kishin arritur që në harkun kohor të katër muajve të vidhnin 4 makina të llojeve të ndryshme. Anëtarët e kësaj bande arrin që t’u shpëtonin përgjimeve të bëra nga policia, pasi komunikonin me njëri-tjetrin me mesazhe dhe përmes adresave elektronike, yahoo dhe facebook.
A. Halili