“Grupi i Gjilanit”, 116 vjet burg për 11 shqiptarët e Preshevës

Departamenti i Krimeve të Luftës në Gjykatën e Lartë në Beograd ka dënuar sot 11 anëtarë të njohur si "Grupi i Gjilanit" me 116 vjet burg me arsyetimin se kanë kryer krime ndaj serbëve dhe popullsisë jo shqiptare në vitin 1999, ndërsa pesë persona janë liruar.
Prokuroria për krime lufte ka akuzuar 17 shqiptarë të Luginës së Preshevës, që sipas prokurorisë serbe ishin pjesë të UÇK-së, se i kanë “maltretuar deri në vdekje së paku 80 persona, ku 34 prej tyre rezultojnë të zhdukur, kurse se paku 153 janë marrë në pyetje, janë torturuar e më pas janë liruar”.
Gjykata e Apelit në Beograd, në dhjetor të vitit 2011 e kishte anuluar vendimin e shkallës së parë për nëntë pjesëtarë të “Grupit të Gjilanit”, ku ata u dënuan me 101 vjet burg dhe lëndën e kishte kthyer në rigjykim.