E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, provë e suksesshme e raketës së re atomike

India ka deklaruar se ka finalizuar me sukses provën e raketës së re balistike Agni-IV.

Raketa është lëshuar nga një ishull në bregun lindor të Indisë.

Mediat lokale kanë raportuar se rrezja e veprimit të kësaj rakete, mund të transportonte bomba atomike, është 3500 kilometra.

Kjo provë e raketës Agni-IV u bë pasi Pakistani fqinj, të hënën, me sukses e testoi raketën e tipit Hatf-VII Babur, me rreze veprimi afro 700 kilometra, që gjithashtu mund të transportojë bombë atomike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›