E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e dy anëtarëve Marku, lirohet i dyshuari Leonard Nika

Lirohet i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në qytetin e Shkodrës, ku mbetën të vrarë babë e bir. Gjykata e Shkodrës ka lënë të lirë të dyshuarin si autor i vrasjes pas përfundimit të afatit të parabugrimit prej 15 ditësh, pasi gjatë kësaj kohe Prokuroria nuk ka mundur të grumbullojë prova të mjaftueshme, të cilat e implikojnë të ndaluarin për vrasjen makabre të Frederik dhe Jurgen Markut.

Babë e bir, Frederik dhe Jurgen Marku, përkatësisht 46 dhe 22 vjeç, u qëlluan me breshëri automatiku pasditen e 30 gushtit në qytetin e Shkodrës, pranë spitalit rajonal të kryeqendrës së veriut.Viktimat nga Thethi ishin duke udhëtuar në një automjet, kur ndaj tyre u qëllua në një pritë dhe si pasojë mbeti i vdekur në vend Frederik Marku, ndërsa u plagos rëndë 22 vjecari Jurgen Marku, i cili ndërroi jetë dy ditë më vonë në spitalin rajonal të Shkodrës.

Më 31 gusht u bë i mundur edhe arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Frederik Markut dhe të birit, konkretisht 25 vjeçari Leonard Nika si një prej të dyshuarve të ngjarjes së rëndë.
 

Si autorë të dyshuar të ngjarjes janë identifikuar dhe vënë në kërkim 5 persona, respektivisht Lin Martini, Enkel Boka, Leonard Nika, Alfred Prebibaj dhe Artan Doçaj, të gjithë banues në Shkodër. Policia vijon hetimet për zbardhjen e mëtejshme të vrasjes së dyfishtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›