Grupi i PD, Basha-Olldashisherr për emrin e Genc Pollos
Të tjera rreth shkrimit Lufta në PD edhe përkrahësit të ndarë
TIRANË - Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike po zhvillohet me debate të ashpra për emrat e deputetëve që do të drejtojnë Komisionet parlamentare.
Gazetari i Tv A1 Report dhe Shqiptarja.com Granit Sokolaj i cili ndodhet jashtë selisë PD informoi për debatet e ashpra mes kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe Sokol Olldashit.
Burime të sigurta brenda mbledhjes që zhvillohet me dyer të mbyllura, të cilat i referohet gazetari ynë kanë bërë të ditur se debati mes Olldashit e Bashës është bërë për caktimin e emrave që do të drejtojnë komisionet parlamentare.
Basha ka emëruar Genc Pollon në krye të komisionit të medias, ndërkohë që Olldashi ka qenë kundër . “Në komisionin e medias duhet Mesila Doda”- mësohet të ketë thënë Olldashi.
PALOKA: NE CDO DISKUTIM KA DEBATE
Në përfundim të mbledhjes kryetari i Grupit PD Edi Paloka prezantoi zyrtarisht emrat e deputetëve të cilët do të drejtojnë 3 komisionet parlamentare, kryesimi i të cilave i takon opozitës.
Genc Pollo- kryetar i Komisionit të Medias
Albana Vokshi- kryetare e Komisionit të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale
Majlinda Bregu- kryetare e komisionit të Integrimit.
I pyetur nëse pati debate në mbledhjen me dyer të mbyllura Paloka u përgjigj:
“Në çdo diskutim ka debate, po të mos ketë debate çfarë demokracie është”
Kryetari i PD-së nuk u përgjigj pyetjeve të gazetarëve për debatet brenda PD-së, por vazhdoi akuzat ndaj maxhorancës në qeveri. “Qeveria e re e ka nisur punën duke u karakterizuar nga një mungesë e thellë transparence. Qëndrimet e PD në vazhdimësi do të jenë konstruktive. PD do të asistojë me te gjitha format legjitime të gjithë ata që preken nga revanshi dhe fryma antiinstitucionale."- tha Basha.
Në mbledhje mungon ish kreu i PD-së Sali Berisha. U diskutua edhe në lidhje me vazhdueshmërinë e opozitarizmit, hapjen e zyrave nëpër qarqet e vendit.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)