E Diel, 1 Nëntor 2026

Media, Bushati: Do të çpolitizojmëAMA-n, jo më favore me reklamat

Të tjera rreth shkrimit OSBE:Rajon, liria e medias e përkeqësuar OSBE: Dekriminalizoni shpifjen, të reformohet TVSH-ja Mijatovic - Metës: Vlerësojmë politikën e dyerve të hapura TIRANË -  Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u ka deklaruar sot përfaqësuesve të OSBE-së se  Qeveria shqiptare do të angazhohet për lirinë e medias në vend, duke i dhënë përparësi reformimit të Radio Televizionit Shqiptar; çlirimit të AMA-s nga kontrolli politik; kalimit nga transmetimet analoge në dixhitale e veçanrisht, dhënies fund të shpërndarjes klienteliste të reklamave qeveritare.

I ftuar në konferencën e organizuar nga OSBE-ja për mediat në Evropën Juglindore, Bushati ka prezantuar pikat e programit të Qeverisë të lidhura me median.
Ai theksoi se "e dimë nga eksperienca e brishtë me shtet-ndërtimin, se sado i mirë të jetë ligji, ai nuk mjafton nëse nuk zbatohet. Prandaj edhe përparësi merr reformimi i RTSH-së, duke e kthyer atë në një përfaqësues të denjë të taksapaguesit shqiptar dhe në zëdhënës të interesit qytetar."

Me prioritet, Bushati ka renditur më pas domosdoshmërinë "për të ҫliruar Autoritetin e Medias Audiovizive (AMA) nga kontrolli politik, në favor të performancës profesionale, me qëllim që t'u ofrojmë të gjithë transmetuesve vendorë e kombëtarë trajtim të njëjtë para ligjit.

Ne jemi të vetëdijshëm që koha nuk pret më në procesin e kalimit nga procesi analog në dixhital. Me afrimin e vitit 2015 duhet përshpejtuar procesi i dixhitalizimit mbi bazën e përvojave dhe mësimeve të nxjerra nga fqinjët tanë."

Ministri Bushati ka theksuar në fjalën e tij se Përfaqësuesja për Lirinë e Medias, znj.Mijatovic, "me të drejtë ka vënë në dukje ҫështjen serioze të shpërndarjes preferenciale të reklamave qeveritare, që cënon konkurrencën e ndershme dhe lirinë e tregut mediatik.

Ne kemi ndarë katërcipërisht këtë pikëpamje si përfaqësues të opozitës së djeshme. Sot jemi te angazhuar per ta zgjidhur këtë problem duke i dhënë fund praktikave klienteliste e  duke instaluar praktika të bazuara në kritere të qarta dhe procedura transparente ne perputhje me standardet europiane."

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›