Grupi i PD kallëzim për deputetin Tom Doshi

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të depozitojë nesër kallëzim penal për deputetin socialist Tom Doshi. Grupi i PD-së ka kërkuar ndjekje penale për Doshin pasi sipas tyre ka kërcënuar me vdekje në Kuvend deputetin e PD-së, Gent Strazimiri.
Në seancën kuvendore të 24 majit, është rrezikuar një përplasje fizike mes deputetit Gent Strazimiri të Partisë Demokratike dhe Tom Doshit të Partisë Socialiste.
Në seancë, Genti Strazimiri tha në fjalën e tij se "deputetët e PS-së i kishin çuar sms familjes, pasi kishin hyrë në grevën e urisë ". Në këtë çast deputeti Tom Doshi është ngritur nga vendi i tij duke shkuar drejt foltores, ku i ka kërkuar Strazimirit të mos përmendë familjarët. Në këtë çast situata është acaruar shumë, deputeti Strazimiri është rrethuar nga punonjësit e Gardës dhe Kryetarja Topalli pezulloi seancën.
Pas mbylljes së seancës u mblodh Byroja e Kuvendit, e cila vendosi që deputeti i PS-së, Tom Doshi, të përjashtohet nga punimet e Kuvendit për dy javë.