E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të hënën mblidhet grupi i PD-së, do zgjidhet kreu i grupit parlamentar

Partia Demokratike ka lënë për minutat e fundit mbledhjen e grupit parlamentar të partisë.

Burime brenda selisë Blu bëjnë të ditura për Ora News se mbledhja e grupit do të zhvillohet të hënën pasdite, vetëm pak para se të mbahet seanca e parë plenare.

Sipas këtyre burimeve, në mbledhje do të zgjidhet kryetari i ri i Grupit Parlamentar të PD-së , i cili do të drejtojë deputetët në legjislaturën e re.

Deri tani ende nuk është artikuluar asnjë prej emrave që do të drejtojë grupin e PD-së në katër vitet e ardhshme kur kjo forcë politike do të jetë në opozitë.

Gjithashtu në mbledhjen e së hënës do të përzgjidhen edhe emrat që do të përfaqësojnë Partinë Demokratike në komisionet parlamentare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›