Çmimet e konsumit pësojnë ulje gjatë muajit gusht
Çmimet e ushqimeve gjatë muajit gusht kanë pësuar ulje. Megjithatë ajo që vlen të theksohet është fakti se gjatë këtij muaji zarzavatet janë i vetmi grup që kanë pësuar rritje të çmimeve me 0.6 %.
Sipas INSTAT, nëngrupet e tjera të shportës ushqimore kanë pësuar ulje. Rritja e çmimit të zarzavateve është e ndikuar nga dalja e një sasi më të pakët e prodhimit në treg duke qenë se tashmë prodhimit të stinës po i vjen fundi.
Ndërkohë që uljen më të madhe e ka pësuar nëngrupi i frutave me 2.8%. Po ashtu edhe çmimi i naftës shënoi një rritje prej 0.8 përqind ndërsa çmimi i benzinës një ulje prej 0.3 përqind.