Kreu i OSBE Ndryshimet ne kod te behen me dy faza
OSBE institucioni i cili ka qene gjithnje ne krah te partive politike shqiptare per sa i perket reformes zgjedhore propozoi dje qe ndryshimet ne Kodin Zgjedhor kesaj radhe te ndaheshin ne dy faza. Ky qendrim i ri i OSBE-se u paraqit dje ne nje tryeze per zgjedhjet dhe administrimin zgjedhor nga ambasadori i ketij organizimi ne Shqiperi Eugen Wollfarth. Ne kete kuader sipas ambasadorit fillimisht partite politike duhet te diskutonin per ndryshimet ne kod qe duheshin bere fillimisht per zgjedhjet vendore qe do te mbahen vitin e ardhshem dhe me pas partite duhet te diskutonin per ndryshime te reja ne kod per sa i perket zgjedhjeve te pergjithshme. E thene thjesht tani qe data 8 maj 2011 eshte ngulitur ne mendjet tona do te argumentoja qe diskutimi per reformen zgjedhore mund dhe duhet te ndahet ne dy kapituj te vecante 1. Gjysma e pare te zhvillohej tani ne lidhje me zgjedhjet e qeverisjes vendore 2. Gjysma e dyte per reformen e zgjedhjeve parlamentare te zhvillohej menjehere pas perfundimit te zgjedhjeve te qeverisjes vendore sugjeroi ambasadori Wollfarth ne fjalen e tij. Ne kete kuader perfaqesuesi i OSBE-se deklaroi se ndonese ekziston mundesia qe keto elemente te ngaterroheshin klasa politike shqiptare nuk duhej te binte ne kete gracke dhe duhet te gjente menyra per ti diskutuar dhe mbajtur larg keto diskutime nga njera-tjetra. Po keshtu ne menyre te prere ambasadori i OSBE-se theksoi se eshte e udhes qe reforma zgjedhore te diskutohet gjeresisht dhe nga ana tjeter ajo te hartohet per ti qendruar kohes dhe jo te hidhte ne kosh here pas here ashtu sic ka ndodhur edhe me pare. Cdo reforme duhet te kerkoje konsensusin me te gjere politik te mundshem ne menyre qe cdo reforme e miratuar te mund ta kaloje lsquotestin e kohes dhe te mos hidhet ne kosh e tera apo nje pjese e konsiderueshme e saj sic ka qene shpesh rasti ne te kaluaren theksoi ne fjalen e tij Wollfarth. Nga ana tjeter mesazhe te qarta ambasadori i OSBE-se dha edhe per partite politike dhe vullnetin qe ato duhet te tregonin ne perfundimin e kesaj reforme. Sipas ambasadorit ata duhet te vendosin ne krye interesin e Shqiperise dhe jo interesat e tyre personale. Partite politike duhet te tregojne vullnet politik per zhvillimin e zgjedhjeve demokratike konform privilegjeve te medha qe gezojne sipas ligjit ne lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve. Ato duhet te realizojne detyrat e tyre zgjedhore ne menyre te pergjegjshme ne interesin e pergjithshem te Shqiperise theksoi Wollfarth. Nga ana tjeter ambasadori theksoi se eshte e rendesishme te mos harrohet qe kane mbetur vetem 28 jave nga dita e zgjedhjeve ne maj te vitit te ardhshem dhe ora zgjedhore ka nisur tiktakun me nje ritem te shpejte dhe alarmues.