E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Blerja e kutive te reja ne shqyrtim

Kreu i LSI

Pjesemarrja e Edi Rames ne tryezen e se premtes se shkuar eshte kapur si moment negocimi per reformen zgjedhore nga ana e perfaqesuesve te shumices. Zevendeskryeministri dhe njeheresh kryetar i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta ka deklaruar dje se negociatat per reformen zgjedhore me opoziten pritet qe te vazhdojne. Ai ka nenvizuar gatishmerine e mazhorances qe te shqyrtoje cdo kerkese te saj te opozites per sa i perket ligjit te ri zgjedhor qe mbetet pjese e diskutimeve politike. Ai ka pranuar parimisht edhe pse jo drejtperdrejt nje konservim te kutive te votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 veprim i cili dikton blerjen e kutive te reja per zgjedhjet e ardhshme. Blerja e kutive eshte ne shqyrtim ndersa kutite e zgjedhjeve te 28 qershorit nuk do te preken deri ne vitin 2013 tha Meta. Diskutimet per kete ceshtje moren shkas nga tryeza e partive politike e nisur nga Kryeministri Sali Berisha me qellim hartimin e ndryshimeve per reformen zgjedhore. Po ne kete tryeze kreu i opozites Edi Rama i dorezoi Kryeministrit Berisha oferten e PS-se per ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit dhe mbajtjen te hapur te diskutimit teknik per sa u perket fleteve te votimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›