Grupi i PS-së vendos sot për Kastriot Islamin
TIRANË- Grupi parlamentar i PS-së mblidhet sot në mesditë për të diskutuar çregjistrimin e Kastriot Islamit.
Deputetët socialistë, të konsultuar dhe nga kreu i PS-së, Rama, kanë mësuar se sot do të ketë një propozim konkret për të çregjistruar nga grupi deputetin Islami, i cili seancën e fundit parlamentare u largua dhe nuk mori pjesë në votimin e Bujar Leskajt për kreun e KLSH-së.
Sinjalin e parë për këtë masë e dha lideri socialist Edi Rama, ditën e premte, në mbledhjen e parë të kryesisë, ku kërkoi zbatimin e statutit për të gjithë ata që shkelin vendimet politike të grupit parlamentar.
Vete deputeti Islami ka takuar kreun e grupit te PS-se, Gramoz Rucin, te cilit i ka kerkuar takim te hapur per mediat.