KE: Statusi i Serbisë në mars, dialog me Kosovën
Komisioneri evropian për zgjerim Stefan Fule ka deklaruar se Serbia është në rrugë të mirë që në mars të marrë statusin e kandidatit, për nese shënon përparim të mëtejshëm në dialogun me Kosovën për çështje praktike.
Anëtarët e BE tani presin që Serbia të përforcojë rezultatet e arritura në dialog me Kosovën përfshirë edhe marrëveshjen për zgjidhjen në përfshirjen e në bashkëpunimin rajonal me qëllim që të arrihet statusi i kandidatit, ka thëne Fule në një intervistë për Novosti.
Sipas tij, Komisioni Evropian nuk është në pozitë dhe as që ka ndër mend ti imponojë Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ai ka theksuar se “është i inkurajuar me faktin se të dy palët kanë bërë hapa në drejtim të zgjidhjes së kompromisit që do të jetë praktike dhe e balancuar.