Kosovë, LDK e AAK, kundër bllokimit të pikave kufitare me Serbinë
Dy partitë opozitare në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nuk do ta mbështesin lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë, lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare sipas së cilave qëndrimi i dy partive nuk do të ndryshoj edhe nëse qeveria nuk e implementon mocionin e kaluar ditë më parë në Kuvend.
Falë votave të këtyre dy partive, Vetëvendosje kishte kaluar mocionin për reciprocitet politik, ekonomik e tregtar me Serbinë, përfaqësues të LDK-së e të AAK-së thonë për mediat kosovare se do të kërkojnë rrugën institucionale për implementimin e këtij mocioni.