Edi Rama Shkodren e permbyten kutite e mbyllura Qamil Xhani
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka fajesuar qeverine dhe kryeministrin Sali Berisha per permbytjet e ndodhura ne qarkun e Shkodres duke nenvizuar se Shkodren e permbyten kutite e mbyllura. Ne nje deklarate te dhene dje per mediat Rama eshte ndalur gjeresisht ne problemet e diteve te fundit ndersa ka kerkuar edhe largimin e kryeministrit duke theksuar se mazhoranca aktuale nuk i zgjidh problemet qe ka vendi. Deshiroj ta ritheksoj se Saliu duhet te largohet. Qe e vetmja rruge per ti trajtuar keto probleme ashtu sic jane te renda te nderlikuara te akumuluara ne vite e vite eshte rruga qe hapet me largimin e Saliut dhe te pushtetit te tij te votave te vjedhura-tha dje Rama. Kreu i PS-se ka theksuar se eshte e pafalshme qe brenda nje viti Shkodra te permbytet pese here. Sipas tij qe nga permbytja e fundit nuk eshte marre asnje mase nga ana e institucioneve. Per te ardhur tek kjo permbytje e pesta here brenda vitit me permasa katastrofike dhe sigurisht per te njejtat arsye dhe me te njejtin fajtor Sali Berisha. Eshte faji i Sali Berishes dhe eshte konkretisht faji i Sali Berishes dhe i qeverise se tij te votave te vjedhura e te kutive te mbyllura per kete mjaft ti referohemi disa fakteve tha kreu i PS-se. Ai ka sjelle ne vemendje dhe premtimet e kreut te qeverise qe jane bere nje vit me pare nga mazhoranca per rehabilitimin e zones dhe marrjen e masave per mos perseritje te problemeve me permbytjen. Referojuni arkivit 8 janar 2010. Sepse sic tha ai do te ndertohet by passi i Shkodres me qellim rehabilitimin e zones se permbytur dhe mos lejimin e ndertimeve ne zona te rrezikuara. Referojuni arkivit 13 janar 2010. Sepse sic tha ai studimi i argjinaturave te Bunes dhe thellimi e sistemimi i lumit permes nje projekti qe eshte me i miri i implementuar ndonjehere ne Shqiperi do ta zgjidhe kete problem njehere e mire 13 janar 2010-tha kreu i PS-se. Rama shtoi se keto jane premtimet e pa mbajtura te kryeministrit Sali Berisha. Berisha nuk mbajti asnje prej ketyre premtimeve dhe i la ata njerez per kater here te tjera jo ne meshiren e Zotit jo ne meshiren e lumenjve qe kryetarja e Parlamentit i konsideroi te cmendur por ne meshiren e keqqeverisjes e mungeses totale jo te nje vizioni tha Rama. Ne thelb te problemeve te sotme ne Shkoder kreu i PS-se ka vendosur menyren sesi qeveris mazhoranca duke theksuar se situata aktuale vjen edhe si pasoje e vjedhjes se votave. Shkodra permbytet e ripermbytet e sterpermbytet e do te vazhdoje te permbytet sepse Shkodra si e gjithe Shqiperia nuk qeveriset. Sepse ne kete vend nuk ka nje qeveri te shqiptareve ka vetem nje cete te kusareve te atyre qe vodhen votat per te vazhduar te vjedhin Shqiperine-tha Rama. Te atyre sipas tij qe rrine mbi kutite e mbyllura se i druhen si djalli temjanit te vertetes qe fshihet ne ato kuti te vertetes se thjeshte se ata nuk duhet te qeverisin por qe duke qendruar mbi kutine e mbyllur garantojne vazhdimin e qendrimit te tyre ne nje pushtet qe nuk u sherben qytetareve qe nuk mendon per qytetaret qe nuk punon per qytetaret.