Para 40 vjetesh tanket ruse hyne ne Cekosllovaki
Para 40 vjetesh, bota e shikonte se si ne Cekosllovakine e atehershme depertonin tanket ruse, duke e thyer shpresen se "socializmi me fytyre njerezore" do te mund te funsiononte ne ish- bllokun sovjetik. E ashtuquajtura Pranvere e Prages u shkaterrua ne gusht te vitit 1968, duke u zevendesuar me dy dekada te dimrit.
***
Duke i hedhur nje veshtrim nga Praga, pamjet e depertimit te tankeve ruse ne Gjeorgji krijojne asociacione te pashmangshme. Shume komentatore dhe politikane ne mbare boten kane terhequr paralele te zhvillimeve aktuale ne Gjeorgji me ato te vitit 1968. Gazetari i radios ceke, Jan Bednar, thote se eshte veshtire qe te mos rikujtohet ai gusht ne Prage, para 40 vjetesh, derisa po transmetohen lajmet per zhvillimet ne Gjeorgji. Por, sipas tij, ka edhe dallime te medha. "Dallim i madh qe nuk mund te anashkalohet, eshte se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po intervenojne ne tensionet ndermjet Gjeorgjise e Rusise. Ne vitin 1968, kete nuk e kemi pare lidhur me Cekosllovakine. Atehere, Uashingtoni dhe e tere Evropa perendimore e pranuan situaten ashtu sic ishte. Po ashtu, ata e pranuan idene se Cekosllovakia e atehershme i takonte sferes se ndikimit sovjetik", thote gazetari Jan Bednar.
***
Me 21 gusht te vitit 1968, ne oren 2 te mengjesit, njerezit u zgjuan nga zhurma e madhe e tankeve. Ja se si u shpjegua ky zhvillim nga radioja shteterore e Cekosllovakise ne Prage: "Dje, me 20 gusht, te vitit 1968, aty kah ora 11 e mbremjes, forcat nga Bashkimi Sovjetik, nga Republika Popullore e Polonise, nga Republika Demokratike e Gjermanise, nga Republika Popullore e Hungarise dhe nga Republika Popullore e Bullgarise, e kaluan kufirin shteteror te Republikes Popullore te Cekosllovakise. Kjo u be pa dijen e presidentit te Cekosllovakise, te shefit te Kuvendit Kombetar ose te kryeministrit apo te sekretarit te pare te Komitetit Qendror te Partise Komuniste te Cekosllovakise dhe organeve te saj zyrtare", u tha ne radion shteterore.
Kater muaj para invadimit, Partia Komuniste e Cekosllovakise, e udhehequr nga Aleksandar Dubcek, kishte ndermarre reforma me qellim te eliminimit te ndermarrjeve me represive te regjimit dhe krijimin e te ashtuquajturit "socializem me fytyre njerezore".
Se shpejti kjo reforme ishte bere e njohur si Pranvera e Prages. Ne kuader te kesaj reforme, ne vere te vitit 1968, u eliminua censura dhe kjo ndikoi qe te intensifikohen diskutime te hapura ne gazeta, revista dhe botime te tjera. Gjate ketyre diskutimeve, disa i kishin vene ne pikepyetje edhe vete themelet e regjimit komunist. Por, ne gusht, durimit te Moskes i kishte ardhur fundi. Posa kishin hyre ne kryeqytetin e Cekosllovakise, ushtaret sovjetike se shpejti e kishin gjetur seline e radios dhe e kishin marre kontrollin ndaj saj. Por, ata nuk e kishin ditur se shume anetare te redaksise ishin larguar, duke i marre me vete pajisjet, te cilat pastaj i kishin vendosur ne banesa private dhe kishin vazhduar transmetimin.
***
Ne ate kohe, producent ne radion shteterore te Cekosllovakise ishte Pavel Pehacek. "Ne keto studio te vogla, ishin njerezit nga radioja cekosllovake dhe ata po transmetonin ne fshehtesi. Ata merrnin lajme nga e gjithe Praga. Njerezit kishin shkaterruar mbishkrimet e rrugeve ne Prage. Ishte e veshtire per ushtaret sovjetike ta zbulojne se ku saktesisht transmetohej programi. Ky program u transmetua per disa dite", thote Pehacek. Ai me tutje i perkujton disa skena te pazakonshme ne rruget e Prages. Para se te hynin ne Cekosllovaki, ushtareve sovjetike u ishte thene se po zhvillohej nje kunder revolucion. Disa kishin menduar se kishte filluar Lufta e Trete Boterore. Por, ata kishin hasur ne nje gjendje krejtesisht tjeter: civile te pa armatosur dhe te shqetesuar. Disa ceke ishin ngjitur ne tanket ruse dhe kishin pyetur ushtaret "perse ju jeni ketu"?
Me tutje Pavel Pechacek shpjegon: "Me kujtohet atleti me i njohur Emil Zatopek. Ai po shkonte nga nje tank te tjetri dhe po diskutonte situaten me ushtaret sovjetike. Disa prej tyre nuk ndjeheshin mire. Kjo mund te verehej. Ata kishin pritur njerez qe luftonin, njerez me armatim. Por, tash ata shihnin njerez te zakonshem te cilet perpiqeshin ti bindnin se aty nuk po ndodhte asgje kunder Bashkimit Sovjetik dhe se ketu askush nuk deshironte te fillonte Luften e Trete Boterore. Ishte nje guxim i jashtezakonshem cka bente populli", thote Pechacek.
Ja se cka u thoshte ushtareve ruse nje grua ceke ne gjuhen ruse ne ate kohe: "Eshte gabim i madh qe gazetat tuaja nuk e shkruajne te verteten. Nese ata do ta benin kete ju nuk do te kishit nevoje te vini. Ketu nuk ka kunder-revolucion, sic kane shkruar gazetat tuaja", thoshte kjo grua ne gusht te vitit 1968 ne rruget e Prages, ndersa ushtari sovjetik pergjigjej se "ai po i zbatonte urdhrat". Por, se shpejti, atmosfera ndryshoi krejtesisht. Aleksandar Dubcek dhe e gjithe udheheqja e larte e Partise Komuniste te Cekosllovakise ishte zene dhe ishte derguar ne Moske. Te mbajtur praktikisht nen arrest, ata se shpejti kapitulluan ndaj kerkesave sovjetike dhe e nenshkruan te ashtuquajturin Protokol te Moskes, qe e legjitimoi okupimin sovjetik dhe i anuloi te gjitha reformat e Pranveres se Prage.
Dicitura:
Ne perpjekjen per t'i dhene fund "socializmit me fytyre njerezore" ne Cekosllovaki, moren pjese edhe trupat hungareze