E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pergjegjesia e Hungarise ne shtypjen e Pranveres se Prages

Edhe pse historianet i kane vene me fort ne fokus ngjarjet e 40 vjeteve me pare, hungarezet vazhdojne te kene pak njohuri per historine e ketyre ngjarjeve.

Naten e 20 gushtit, duke gdhire 21 gushti 1968, ne Prage u futen tanket e Traktatit te Varshaves. Me kete mori fund nje periudhe riperteritjeje, te cilen e nisen ne Cekosllovaki Aleksander Dubceku dhe socialistet reformatore te tij. Nuk ishte hera e pare qe nje model socializmi, qe shmangej nga ai i Moskes, shtypej me dhune prej saj. Vetem 12 vjet me pare ne Hungari qe shtypur kryengritja popullore. Megjithate ne perpjekjen per t'i dhene fund "socializmit me fytyre njerezore" ne Cekosllovaki, moren pjese edhe trupa hungareze. Pikerisht meqenese udheheqja hungareze e 68-es rreth Janosh Kadarit konsiderohej si reformatore, vendimi per te marre pjese ne shtypjen e dhunshme te levizjes ne Cekosllovaki shkaktoi zemerim ne Hungari. Keto ngjarje jane sqaruar nderkohe nga historianet, megjithese ne publik ato diskutohen pak.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›