E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi-Gjeorgji, frike per ukrainasit

Nga Lydia Hryschko

Me te dyja vendet ekzistojne marredhenie te ngushta. Por marredheniet politike midis Moskes dhe Kievit jane te veshtira. Shume ukrainas presin qe lufta ne Gjeorgji t'i perkeqesoje raportet e vendit te tyre me Rusine. Per qytetaret e Ukraines, Rusia eshte nje vend i rendesishem, me te cilin ata duan te kene marredhenie te mira. Shume kane te aferm e shoke ne Rusi. Por edhe me Gjeorgjine njerezit ndihen te lidhur. Sepse edhe ne drejtim te Tibilisit ka shume marredhenie personale. Politikisht, punet paraqiten ndryshe. Raporti midis Moskes dhe Kievit eshte karakterizuar vitet e fundit nga grindjet. Me Gjeorgjine nga ana tjeter, marredheniet politike jane zhvilluar ne menyre te tille, sa presidenti ukrainas Viktor Jushcenko mori hapur ne konflikt anen e homologut te tij gjeorgjian.

***

Bisedat ne rruget e Kievit tregojne se shtetasit e Ukraines e kane humbur disi sigurine. Shume druhen per nje grindje te mundshme ekonomike dhe ndoshta ushtarake me Rusine. "Rusia nuk ka te drejte qe te perzihet ne punet e brendshme te nje shteti te pavarur. Nga pikepamja e ukrainasve, politika qe ndjek presidenti Jushcenko ndjek ndaj Rusise eshte megjithate e papershtatshme. Sepse ne jemi te varur nga Rusia, ne radhe te pare ne formen e energjise. Prandaj do te ishte me mire qe te mos grindemi me ta."

Shume ukrainas nuk deshirojne qe politikanet e tyre te perfshihen ne konfliktin midis Rusise dhe Gjeorgjise: "Prej Rusise mund te presesh gjithcka. Mund te tregosh mirekuptim si per njeren, ashtu edhe per tjetren pale. Por une nuk do te justifikoja asnje pale. Kryesorja, Ukraina te mbetet e paprekur prej kesaj."

Krimeja me popullsine e saj rusishtfolese mund te jete shkas per grindje me Rusine

Krimeja, mendojne njerezit, mund te jete shkas per grindje me Rusine. Gadishulli i Detit te Zi i takon Ukraines. Atje mbizoteron popullsia rusishtfolese, e cila perpiqet per lidhje me te ngushta me Rusine. Nje konflikt ne Krime Rusia mund ta merrte per shembull si baze per te ushtruar presion. Njerezit e kane te qarte se ne fund qendrimin e presidentit ukrainas pro Gjeorgjise do ta paguajne ne fund me cmimin e gazit:

"Presidenti ukrainas ka nenshkruar nje dekret per Floten e Detit te Zi. Kjo do t'i ndikoje negociatat per gazin midis Ukraines dhe Rusise. Por ndoshta per Ukrainen ka ardhur koha te mesoje se duhet paguar nje cmim per pavaresine. Sepse gazi nuk eshte gjithcka ne jete".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›