Grupi parlamentar i PS letër Lindita Nikollës: Thirr Konferencën e Kryetarëve për fillimin e procedurave për zgjedhjen e Presidentit

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste në një letër drejtuar Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës ka kërkuar thirrjen e Konferencës së Kryetarëve për fillimin e procedurës së zgjedhjes së Presidentit të Republikës.
Kryetari i grupit parlamentar propozon thirrjen e Konferencës së Kryetarëve më datë 29 prill, me rend dite si më poshtë: Fillimin e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë; Përcaktimin e datës së raundit të parë të votimit për Presidentin e Republikës së Shqipërisë.
/rtsh.al/