E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kryeministri Rama për RTSH: Në takimin me Aliyev u hodh hapi i rëndësishëm, do punojmë për gazifikimin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka qenë në një vizitë zyrtare në Azerbajxhan ku zhvilloi një takim me Presidentin Ilham Aliyev.

Në një intervistë për gazetaren e RTSH-së, Denada Shkodrani, Kryeministri Rama ka zbardhur takimin që ka mbajtur me Presidentin e Azerbajxhanit, ku bëri me dije se me vizitën e tij në Azerbajxhan është hedhur një hap shumë i rëndësishëm për gazifikimin e vendit dhe forcimit të marrëdhënieve bilaterale përmes energjisë dhe turizmit.

“Me këtë vizitë, është hedhur një hap i rëndësishëm, pasi kemi vendosur të nisin një proces për të fuqizuar marrëdhënien tonë bilaterale përmes energjisë dhe turizmit.

Nga njëra anë do të punojmë shumë ngushtësisht për gazifikimin e Shqipërisë dhe në këtë aspekt hapi i parë shumë i rëndësishëm është nisja e një pune konkrete për gazjsjellësin Joniano-Adriatik i cili përmes TAP lidh pjesën e sipërme, që do të thotë  Shqipërinë me Malin e Zi, Kroacinë, Bosnjen dhe faktikisht e kthen Shqipërinë në një nyje shumë të rëndësishme të shpërndarjes së gazit.

Nga ana tjetër kemi folur për tu ulur së bashku ekspertët tanë, ekspertët azer dhe ekspertët turq për të eksploruar mundësinëe ndërtimit të një rafineri të re, ashtu sikundër kemi folur për të pasur nga ana e Azerbajxhanit investime në turizësm, duke pasur parasysh dhe shembullin e shkëlqyer që Azerbajxhani ka dhënë në Malin e Zi me ndërtimin e një infraskturkture ultramoderne mikëpritje”, tha Rama për RTSH, ndërsa u shpreh se edhe takimi me Kryetaren e Kuvendit dhe Kryeministrin kanë qenë komplementare dhe intensive.

“ Takimi me kryetaren e parlamentit dhe kryeministrin kanë qenë komplementare me takimin shumë të gjatë dhe shumë intensiv që kemi pasur me presidentin Aliyev”, u shpreh Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›