E Premte, 6 Nëntor 2026

Presidenti Meta vlerëson me titullin “Mjeshtër i Madh” baritonin Ylber Gjini

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me titullin  “Mjeshtër i Madh” baritonin e mirënjohur Ylber Gjini.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Presidenti shkruan se falë origjinalitetit, aftësive të spikatura vokale operistike dhe virtuozitetit të figurës së tij artistike, baritoni Gjini ka fituar vlerësimin e merituar të artdashësve shqiptarë dhe është kthyer në një prej shembujve më frymëzues të artistëve tanë të rinj.

Postimi i plotë:

Me mirënjohje për vlerat e tij thelbësore dhe artistike, të shpalosura në fushën operistike për më shumë se tri dekada në skenat shqiptare e ndërkombëtare, si edhe për kontributin e vyer të dhënë për zhvillimin cilësor të artit shqiptar vlerësova me Titullin “Mjeshtër i Madh” baritonin e mirënjohur, Ylber Gjini.

Me një karrierë të pasur artistike për mbi tre dekada, falë origjinalitetit, aftësive të spikatura vokale operistike dhe virtuozitetit të figurës së tij artistike, baritoni Gjini ka fituar vlerësimin e merituar të artdashësve shqiptarë dhe është kthyer në një prej shembujve më frymëzues të artistëve tanë të rinj.

Shumë urime dhe suksese të tjera!

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›