E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ministria e Financave publikon raportin 3 mujor: Të ardhurat u rritën me 30 miliardë lekë krahasuar me 1 vit më parë, shpenzimet u ulën me 0.9%

Ministria e Financave ka bërë përmbledhjen e performancës paraprake 3-mujore të të ardhurave dhe shpenzimeve.

Sipas raportit, të ardhurat totale për 3-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 139 miliardë lekë ose 104.4 % të planit të 3-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të adhurat janë rritur me 30 miliard lekë.

Të ardhurat doganore u realizuan në vlerën 48.3 miliardë lekë, 10 miliardë lekë ose 26.2% më shumë se 3 muori 2021, si dhe 181 milionë lekë ose 0.4 % më shumë se plani i të ardhurave doganore për 3 mujorin e vitit 2022.

Ndërsa shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e tretë të vitit 2022, arritën në rreth 117.1 miliard lekë me një realizim në masën 97.3 % të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar 0.9 përqind më i ulët ose rreth 1.06 miliard lekë më pak, njofton Ministria e Financave.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›