Grusht ne Kuvend Sterkaj Edi Paloka na ofendoi na tha kelyshet e 21 janarit
Dy deputetet socialiste qe u denuan dje nga Byroja Parlamentare me perjashtim dy jave nga seancat Armando Prenga dhe Paulin Sterkaj tregojne motivet qe i detyruan ata te acarohen me deputetin demokrat Edi Paloka. Deputeti socialist Prenga tha per gazeten Panorama se ishte ndier shume i fyer si te gjithe deputetet socialiste nga fjalet e Palokes. Une pata nje irritim te madh nga fjala e Edi Palokes pasi u shpreh ja ku jane kelyshet qe kane bere 21 janarin. Kjo ishte shume fyese pervec sharjeve te uleta dhe nga familjet ashtu sic e ka zakon dhe e praktikon vazhdimisht pasi ai ne Parlament ka vetem kete mision u shpreh Prenga.
I pyetur rreth denimit qe i ka dhene Byroja Parlamentare Prenga tha se denim duhet te kishte marre dhe Paloka pasi ai ishte pikenisja e incidentit ne sallen e Parlamentit. Denimi qe me ka bere Byroja Parlamentare eshte i padrejte pasi denimi im fillon ne daten 14 shkurt dhe jo sot kur ka ndodhur parregullsia sipas tyre. Une gjate kesaj kohe do te merrem me punet e partise duke u marre me demonstraten e madhe te 18 shkurtit. Byroja duhet te kishte denuar edhe Edi Paloken pasi ai ishte zanafilla e gjithe situates qe u krijua ne sallen e Parlamentit u shpreh deputeti socialist i qarkut te Lezhes Armando Prenga. Ndersa per deputetin Paulin Sterkaj sjellja e Palokes ne Kuvend eshte e perseritur dhe duhet denuar.
Zoti Sterkaj ju patet nje debat me zotin Paloka ne nje moment qe ishit mjaft i qete. Perse ndodhi kjo
Une nuk jam ngacmuar me asnje deputet qe ben politike dhe artikulon politike ne Parlament deri me sot. Sot ishte nje rast specifik me Edi Paloken. Meqenese mikrofoni i Parlamentit nuk punonte dhe erdhi nje mikrofon i vecante per zotin Paloka i porositur per te ofenduar deputetet e opozites une po e degjoja me vemendje sepse isha ne krah te tij. Isha shume i qete ashtu sic e thoni dhe ju por deri ne momentin qe ofendoi deputetet. Ai ofendoi mbare Parlamentin dhe vecanerisht deputetet e opozites duke i quajtur kelyshet e 21 janarit. Une kete nuk e durova dot dhe i hoqa mikrofonin nga dora pasi ishte fyese per te gjithe ne.
Ngjarjet e 21 janarit vazhdojne te reflektohen ne Parlament dhe ndoshta do reflektohen gjate..
Zoti Paloka kishte marre udhezime nga ata qe e udhezojne ate nga ata qe flene me endrra per puc shteti dhe erdhi per te vazhduar porosite qe kishte marre nga shefat e tij. Mua me erdhi keq per deputetin Paloka e kemi dhe verior me origjine se ka marre persiper agresion te perseritur ndaj opozites. Kam informacion se diten qe ka dale Prec Zogaj nga emisioni Opinion me date 21 janar ne darke Paloka i ka dale perpara me automatik i shoqeruar dhe me dy persona te tjere. Ky do te na dale edhe neve perpara neser. Ishalla ia prifte Zoti mbare Nje deputet qe paraqitet ne Parlament per te mbajtur fjalen por jashte del me arme ka rrezikshmeri te madhe publike. Edhe sot Paloka mori persiper te ofendoje te gjithe deputetet e Parlamentit meqenese ata qe e kane mesuar nuk kishin mundesi te ishin ne Parlament.
Ju sot u denuat me dy jave perjashtim nga seancat. Si e vleresoni kete vendim te Byrose Parlamentare
Denimi per mua eshte flagrant dhe i padrejte megjithate denimin une e mora jo nga Byroja Parlamentare por nga Byroja Politike e Partise Demokratike. Denimi eshte sa i pavlefshem aq dhe qesharak sepse denimi fillon ne 14 shkurt dhe nuk fillon qe sot qe ne kemi bere shkeljen. Per mua duhet te ishte denuar dhe Edi Paloka qe ka perdorur nje fjalor krejt te papershtatshem dhe fyes. Sipas rregullores denimi duhet te filloje diten qe behet shkelja.
Paloka hesht nuk komenton ngjarjen
Deputeti i PD-se Edi Paloka ka pranuar te heshte per ngjarjen e ndodhur ne sallen e Kuvendit ku u godit me nje grusht nga deputeti tjeter Armando Prenga. I kontaktuar me telefon nga gazeta Paloka preferoi te mos jape asnje koment per kete ngjarje. Deputeti i PD-se u tregua i ashper me socialistet gjate seances plenare duke i akuzuar se kerkuan te marrin pushtet me dhune. Shqiptaret po asistojne me te njejta pamje si ne 21 janar nga bandite te paguar nga keta zoterinj. Jam ketu per te vertetuar se keta me 21 janar organizuan dhunen ishin keta qe mobilizuan bandite dhe vrases ordinere per te marre pushtetin per Edvin Ramen. Sot spo bejne me shume se sa tu thone shqiptareve ja kush jemi ne per te marre pushtetin per nje kelysh te Bllokut bashke me kelyshe te tjere tha Paloka ne Kuvend para konfrontimit me deputetin Prenga.
Tahiri Me perjashtuan me rregullore oborri
Nenkryetari i grupit parlamentar socialist Sajmir Tahiri ishte deputeti i trete socialist i cili u denua dje nga Byroja Parlamentare me dy jave perjashtim nga Kuvendi. I ndodhur larg vendit ku ndodhi incidenti mes deputetit demokrat Edi Paloka me koleget socialiste Paulin Sterkaj dhe Armando Prenga vendimi i Byrose Parlamentare per denimin e Tahirit u prit dje me habi nga grupi parlamentar socialist. I pyetur rreth ketij vendimi deputeti socialist e cileson ate si perjashtim me rregullore oborri dhe jo rregullore Kuvendi.
Ju keni qene larg vendit te incidentit te ndodhur ne sallen e Kuvendit ndersa Byroja Parlamentare ju ka denuar me perjashtim nga seancat per dy jave. Si e vleresoni kete vendim
Pikerisht pse nuk isha pjese e sherrit nuk e kuptoj arsyen e perjashtimit tim. Nuk kam ushtruar dhune ndaj asnje deputeti nuk kam kercenuar njeri dhe nuk kam shkelur as Kushtetuten apo rregulloren e Parlamentit sepse keto nuk jane pjese e karakterit tim e jo me pjese e praktikes sime te punes. Me shume gjasa ky eshte nje perjashtim me rregullore oborri jo me rregullore Kuvendi eshte ndeshkim me rregullore oborri per deputetet e Kuvendit njelloj si Saliu vrau qytetaret e pafajshem te 21 janarit.
Aristir Lumezi