E Shtunë, 31 Tetor 2026

PPE Denojme dhunen e 21 janarit PS te distancohet nga dhuna

Foto ilustruese Parlamenti Europian

Bruksel 11 shkurt 2011 NOA- Diten e djeshme Ministri i Brendshem Lulzim Basha mori pjese ne mbledhjen e asamblese politike te Partive Popullore Europiane ne Bruksel.

Asambleja politike e Partive Popullore Europiane grupit me te madh parlamentar ne Parlamentin Europian unanimisht pa asnje vote kunder dhe asnje abstenim ka votuar per te denuar pa asnje ekuivok dhunen e 21 janarit organizatoret e kesaj dhune dhe perpjekjen per te arritur qellime politike me mjete te dhunshme te konstatuar me 21 janar nga Edi Rama dhe nje grup njerezish rreth tij.

Ka denuar organizimin dhe ekzekutimin e kesaj dhune me 21 janar i ka bere thirrje opozites shqiptare te pranoje rezultatin e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 si zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe te bashkepunoje brenda institucioneve dhe ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjet shqiptare sikunder ka dhene mbeshtetje te plote dhe pa asnje rezerve per qeverine shqiptare dhe per projektin europian te qeverise se Kryeministrit Berisha.

Shqetesimi sot ka qene shume i madh per mjetet e zgjedhura nga Edi Rama faktin qe nuk eshte fshehur aspak skenari dhe informacioni eshte i plote jo vetem tek Partia Popullore Europiane por edhe te gjithe komponentet e tjere te Parlamentit Europian se kemi te bejme me nje skenar te paramenduar te mirepergatitur pra jo dicka qe ka ndodhur ne menyre spontane faktin qe kemi te bejme me nje kontigjent ne teresi pa lidhje politike pra nje perzgjedhje te kontigjentit kriminal njerez te denuar per krime te renda apo njerez qe ndiqen per krime te renda dhe keqperdorimi i kontigjenteve te te rinjve te droguar.

Te gjitha keto te dhena jane sintetizuar ne qendrimin qe eshte vene re edhe gjate diskutimit te asamblese politike te Partive Popullore Europiane te nje shqetesimi te thelle per vazhdimin e perdorimit te mjeteve te tilla nga Edi Rama vazhdimit te perdorimit te instrumentave jo demokratike dhe violente per te arritur qellime politike.

Se sa efekt kjo ka tek Edi Rama kjo mbetet per tu pare por fakti eshte qe deri me sot jo vetem qe nuk ka degjuar zerin e Parlamentit Europian apo aq me pak te grupit parlamentar te PPE por nuk ka degjuar deri me tani asnje nga miqte partneret euroatlantike te Shqiperise nga Washingtoni ne Bruksel.

Ministri Basha zhvilloi takime me Kryetarin e Parlamentit Europian Z. Jerzy Buzek Presidentin e Partise Popullore Europiane z. Wilfried Martens dhe Sekretarin e Pergjitshshem te PPE z.Antonio Lopez- Isturiz.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeDemonstrata hetim telefonatave te Berishes Topit Bashes Edi Rames Ina RamesDemonstrata Parlamenti ngre komision hetimor Lidhjedenojme dhunen lulzim basha Partite Popullore Europiane rezolute

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›