Kthimi i taksave qeveria 8500 leke ne vit per shendetin
Paralelisht me kete percaktim qe eshte bere ne ligjin per tatimin mbi te ardhurat qeveria nga ana tjeter po angazhohet te plotesoje edhe elementet e tjera qe duhen per te zbatuar kete ligj. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise u miratua edhe masa e shpenzimit te zbritshem per mjekim per individet me vete apo per limitin maksimal qe lejohet per gjithe
familjen. Ne ligj percaktohet se si shpenzime te zbritshme ne fund te vitit do te njihen interesat e kredive qe jane marre per arsimim apo shpenzimet mjekesore. Masa per secilen percaktohet nga qeveria.
Vendimi
Dje qeveria vendosi qe te njohe si shpenzime te zbritshme ne deklaraten personale te te ardhurave masen 85 mije leke per secilin anetar por te limituar kete ne jo me shume se 32 mije leke gjithsej. Ne rast te plotesimit te deklarates nga kryefamiljari shpenzimet vjetore per mjekim per vete apo per femijet e personat ne kujdestari per pjesen e pambuluar nga sigurimi i detyrueshem shendetesor jane 8 532 tete mije e peseqind e tridhjete e dy leke per secilin anetar te familjes por jo me shume se 32 000 tridhjete e dy mije leke thuhet ne vendimin e miratuar nga qeveria. Nderkohe qe ky eshte shpenzimi i pare i zbritshem per te cilin qeveria percakton masen. Me vone pritet te dalin edhe vendime te tjera qe do te plotesojne panoramen e plote te ligjit i cili do te zbatohet vitin tjeter.
cili njihet si shpenzim
Qytetarit ne deklaraten qe do te plotesoje do ti duhet te deklaroje pagen e tij te plote te ardhura te tjera nga qiraja apo transaksionet e pasurive te patundshme. Paralelisht me listen e te ardhurave te tatueshme qytetari ka edhe disa shpenzime qe i njihen si te zbritshme. Te tilla jane kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore interesat e paguara per kredi qe eshte marre per qellime arsimimi kontributet shoqerore te paguara ne skemat private si dhe shpenzimet per kujdesin mjekesor. Ne rast se 10 per qindeshi qe duhet ti mbahet qytetarit nga te ardhurat e nje viti rezulton me i vogel sesa masa e shpenzimeve te njohura atehere atij i behet kompensimi per diferencen nga ana e Drejtorise se Tatimeve.
Deklarata e te ardhurave personale
Shembull
Nje qytetar paguhet 50 mije leke ne muaj pasi ka shlyer gjithe detyrimet e tij duke paguar sigurimet shoqerore dhe shendetesore. Per gjithe vitin te ardhurat e tij jane 600 mije leke.
50 mije x 12 muaj= 600 mije leke
Ky qytetar ka marre nje kredi per shkollimin e femijes apo te vetes dhe interesat bankare mujore qe njihen si shpenzime te zbritshme shkojne 5 mije leke ne muaj. Per gjithe vitin paguan 60 mije leke.
5 mije leke interesa kredie x 12 muaj =60 mije leke.
Qytetari ben edhe nje nderhyrje mjekesore ne nje spital privat duhet ta shoqeroje me dokumentacionin qe verteton nderhyrjen qe njihet si shpenzim deri ne masen 85 mije leke.
Qytetari ka dy shpenzime te zbritshme
60 mije leke kredia - 8.5 mije leke nderhyrja = 68.5 mije leke.
Nga 600 mije leke hiqen 68.5 mije leke shpenzime te zbritshme.
600 mije leke-68.5 mije leke= 515 mije leke
Shuma e te ardhurave qe do te tatohet eshte 515 mije leke.
Ligji sanksionon aplikimin e 10 perqindeshit mbi te ardhurat.
10 perqindeshi i 515 mije lekeve eshte 515 mije leke
Qytetari ne baze te te ardhurave fillestare ka paguar si tatim fitimi 10 te pages mujore ne rastin tone 60 mije leke ne vit. Nderkohe qe tatimi i ri pas zbritjes se shpenzimeve per arsim e shendetesi eshte 51.5 mije leke. Tatimet pas deklarimit te individit duhet te kthejne diferencen prej 8.5 mije leke.
NERTILA MAHO