Grusht shteti në Egjipt, ushtria rrëzon Morsin si president

ROMË –Në Egjipt ndodhi ajo që pritej. Presidenti i ketij vendi Muhamed Morsi nuk është më në këtë detyrë që prej orës 19:00.
Lajmi është bërë i ditur nga kreu i ushtrisë egjiptiane, gjenerali Abdul Fattah Al-Sisi, i cili ka theksuar se është pezulluar përkohësisht Kushtetuta e vendit, një akt i cili konfirmon se Morsi nuk është më presidenti i Egjiptit.
Duke folur në televizonin shtetor, kreu i ushtrisë deklaroi se plani i ri përfshin krijimin e një qeverie teknike deri në zgjedhjet e reja presidenciale. Ushtria theksoi ndër të tjera se Gjykata Kushtetuese do të nisë përgatitjet për zgjedhjet e reja presidenciale. Ndërkaq, një prej figurave kryesore të opozitës Mohamed El Baradei deklaroi se plani i ri garanton kërkesat kryesore të popullit për zgjedhjet të parakoheshme gjatë kësaj periudhe tranziconi ku pritet rishkrimi I kushtetues se re. Fjalimi i kreut të ushtrisë u prit me brohorima dhe fishekzjarre ndërkohë që mediat në mbeshtetje të presidentit ndërprenë transmetimin. Një akt i tillë ndodh pas kater ditësh protesta të cilat rezultuan me shumë të vdekur gjatë përleshjeve me protestuesit pro dhe kundër Morsit.
Ultimatumi dhe pergjigja e Morsit
Ora 20:00-Në Egjipt skadoi sot afati që ushtria i kishte vënë Presidentit Morsi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre. Ushtria kishte paralajmëruar se do të impononte një "plan" për të ardhmen e Egjiptit në qoftë se ky afat nuk respektohej. Si qeveria islamiste e zotit Morsi ashtu edhe krerët ushtarakë thane se janë gati të derdhin gjak për të mbrojtur vendin.
Kështu sot në Egjipt nisi zyrtarisht grushti i shtetit ndaj Presidentit Morsi, ndërsa ky i fundit deklaron se nuk do të dorëhiqet, por do qëndrojë në mbrojtje të demokracisë së vendit. Madje ai propozon nje qeveria kolaicioni.
“Nuk e jap dorëheqjen, mendoj se duhet një qeveri koalicioni para zgjedhjeve parlamentare, kjo është zgjidhja për momentin”, është shprehur Presidenti egjiptian Morsi pas skadimit të ultimatumit të vendosur nga ushtria.
Presidenca egjiptiane postoi ne Facebook deklaraten e Morsit, pergjigje kjo per Ushtrine qe ka deklaruar se do te rrezoje Morsin.
Madje në këtë deklaratë, presidenti Morsi bën thirrje për pajtim kombëtar.
Mësohet ndërkaq se shërbimet e sigurisë kanë ndaluar udhëtimet e Morsit jashtë vendit.
Kurse Essam al-Hadded, një prej ndihmësve kryesorë të presidentit Morsi deklaroi se në Egjipt është duke ndodhur një grusht shteti.
Morsi i ka bërë apel popullit që t’i rezistojë grushtit të shtetit.
Por orët e pasdites turma e mbledhur në Tahrir ka kaluar në dhunë. Gjuajtje me gurë janë bërë në drejtim të pallatit presidencial.
Disa agjenci aluduan se Morsi është larguar nga presidenca, por sipas ‘Al-Jazeera Arabic’, Morsi ndodhet ende në Presidencë.
KU NDODHET MORSI?
Ndërsa gjithë bota ka kthyer sytë tek situata në Egjipt, dilemat janë pas skadimit të ultimatumit që vendosi ushtria, ku ndodhet Morsi. Është larguar nga pallati presidencial apo jo.
Disa thonë që ai ndodhet ende aty, ndërsa mediat të ndryshme shprehen se Morsi fshihet në një kazermë. Po sipas mediave ushtria e ka rrethuar kazermën me tela me gjemba dhe mban në arrest.
KËSHILLTAR I PRESIDENTIT: NUK E DIMË KU NDODHET MORSI
Nuk e dimë ku ndodhet, deklaroi Gehad el Haddad, zëdhënës i ''Vëllazërisë Myslimane'' dhe këshilltar i presidentit egjiptian për CNN-in, që e pyeti se cili ishte fati i presidentit.
''Janë ndërprerë të gjitha kontaktet me të'', tha Hadda.
VELLAZERIA MYSLIMANE
Vëllazëria Myslimane e zotit Morsi ka hedhur poshtë me zemërim ultimatumin si një përpjekje për një grusht ushtarak shteti. Zëdhënësi i Vëllazërisë, Gehad El-Haddad, i tha Zërit të Amerikës se grupi nuk do të marrë armët për të luftuar me ushtrinë. Por ai tha se Vëllazëria Myslimane do të ndërhyjë drejtpërdrejt në çdo përpjekje për të detyruar zotin Morsi të largohet.
"Tanket jane vene ne levizje, Po behet nje grusht i plote shteti", shkruan me pas ne Twitter zedhenesi i Vellazerise Myslimane.
DOMI, AMBASADOR SHQIPTAR NË EGJIPT: SITUATA E RREZIKSHME
Ora 17:00-Ndërkaq për News24, Nuri Domi, ambasador shqiptar në Egjipt vlerësoi se situata në Egjipt aktualisht është delikate dhe e rrezikshme.
“Presim dorëheqjen e Morsit ose koalicion”, shprehet Domi për News24.
MORSI: LARGOHEM VETEM I VDEKUR NGA PALLATI
Ora 16:00-"Nuk largohem i gjalle nga pallati presidencial. Do mbroj demokracine me jeten time", thote ai duke kundershtuar keshtu ultimatumin qe i ka vene Ushtria.
Kështu bën të ditur rrjeti informativ Al Arabiya duke theksuar se situata në Kajro nuk është aspak e mirë.
Ndërkaq populli egjiptian është ndarë në dy pjesë. Morsi me mijëra mbështetës të Vëllazërisë Myslimane, pas ardhjes në pushtet dhe ballë tyre nga ana tjetër qëndrojnë qytetarët e pakënaqur, që në revolucionin e Pranveres Arabe rrëzuan Mubarakun për një sistem më të mirë, por u zhgënjyen.
Ushtria pritet të ndërhyjë e të rrëzoje Morsin ne rast se ky nuk dorehiqet.
PROTESTA DHE SOT
Një numër i madh njerëzish vazhduan të demonstrojnë edhe sot në Kajro për të katërtën ditë me radhë. Megjithëse një pjesë e tyre mbështesin presidentin, shumica dërrmuese kërkojnë që ai të japë dorëheqjen.
"Ne do të protestojmë deri sa të arrijmë një zgjidhje. Ne duam që presidenti të bëjë diçka për të parandaluar ndonjë gjakderdhje. Shpresojmë që ai të gjejë një zgjidhje, e cila të kënaqë njerëzit, pra të japë dorëheqjen," thotë protestuesi Jad Abdullah.
TELEVIZIONI SHTETETOR BLINDOHET ME TANKE
Disa njësi tankesh janë dislokuar gjatë orëve të fundit përpara kompleksit të ndërtesave të televizionit publik egjiptian, njoftoi rrjeti informativ Al Arabiya, që citonte burime të sigurisë vendase.
Po i njëjti rrjet informativ theksonte se ''i gjithë personeli i televizonit kishte ndërprerë transmetimet e drejtpërdrejta dhe ishte evakuar nga ndërtesat''.
Përleshjet midis mbështetësve të Morsit dhe kundërshtarëve të tij kanë lënë së paku 23 të vrarë natën e kaluar në Kajro. Shifra çon në 39 numrin e njerëzve të vrarë prej kur kanë nisur protestat masive, ditën e diel.
USHTRIA ULTIMATUM MORSIT: DERI NË ORËN 16:00 TË JESH LARGUAR
Pasiguria politike në Egjipt sa vjen e thellohet. Ushtria i ka dhënë kohë presidentit Muhammad Morsi deri në orën 16:30 për të gjetur kompromis me opozitën. Miliona protestues anembanë vendit vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e tij.
Në deklaratën e ushtrisë thuhet: “Betohemi në Zotin se do të sakrifikojmë gjakun tonë për Egjiptin dhe popullin e tij, për t’i mbrojtur ata kundër terrorizmit dhe radikalizmit”.
Raportet e disa mediave thonë se plani i ushtrisë përfshin një skicë për zgjedhje të reja presidenciale, pezullim të Kushtetutës së re dhe shpërbërje të Parlamentit.
Por, një zëdhënës i Vëllazërisë Myslimane, partisë së presidentit Morsi, ka thënë se ushtria nuk ka të drejtë të ofrojë një plan të tillë.
“Udhërrëfyesi është diçka që përshkruan Kushtetuta dhe drejton presidenti. Ai nuk është rol i ushtrisë”, ka thënë Gehad el-Haddad.
Ai ka theksuar se Vëllazëria Myslimane është e hapur për çdo zgjidhje, porse ajo duhet të kalojë përmes “përfaqësuesve të popullit”.
Burimet ushtarake i kanë thënë BBC-së se pozita e presidentit është duke u bërë gjithnjë e më e dobët dhe kanë sugjeruar se ai mund të zëvendësohet nga këshilli i teknokratëve përpara zgjedhjeve të reja.
Presidenti është vënë nën presion edhe me dorëheqjen e gjashtë ministrave të qeverisë së tij, përfshirë ministrin e Jashtëm, Kamel Amr.
EGJIPT - GUVERNATORI I GIZËS JEP DORËHEQJEN PËR SHKAK TË NUMRIT TË MADH TË TË VDEKURVE GJATË PËRLESHJEVE
Guvernatori i Gizës, që mbulon pjesën më të madhe të Kajros, dha sot pasdite dorëheqjen pas incidenteve të shumta të përgjakshme përpara Universitetit të Kajros, ku humbën jetën rreth 20 persona, sapo njoftoi televizioni publik egjiptian.
MORSI NË PUSHTET PAS MUBARAK
Morsi është bërë presidenti i parë islamik i Egjiptit më 30 qershor, 2012. Zgjedhjet presidenciale kanë pasuar revolucionin e vitit 2011, i cili ka çuar në rrëzimin e sunduesit veteran të Egjiptit, Hosni Mubarak.
Kritikët e Morsit thonë se ai u ka dhënë shumë pushtet islamikëve dhe ka dështuar të trajtojë problemet ekonomike.
“Ky është një president që kërcënon popullin e tij. Nuk e konsiderojmë president të Egjiptit”, thotë Mohammed Abdelaziz, njëri nga udhëheqësit e fushatës së opozitës.
Megjithatë, Morsi dhe Vëllazëria e tij Myslimane kanë ende mbështetje të rëndësishme publike. Një numër masiv i qytetarëve është tubuar në mitingje rivale, në mbështetje të tij.
Ditë më parë, Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar amerikanët të mos udhëtojnë drejt Egjiptit dhe kanë urdhëruar stafin jo-urgjent diplomatik në Kajro që të lërë zyrat.
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka kërkuar të martën nga Morsi “që të ndërmarrë hapa, të cilët tregojnë se ai është përgjegjës për shqetësimet e kundërshtarëve të tij politikë”.
Jostabiliteti ka goditur edhe çmimet globale të naftës, duke çuar çmimin e naftës së papërpunuar në SHBA në mbi 100 dollarë për fuçi, për herë të parë që nga shtatori i vitit të kaluar. Kjo ka ndodhur për shkak të frikës se rrugët e furnizimit përmes Kanalit të Suezit mund të ndikohen nga kriza
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Egjipt, nis grushti i shtetit, pritet dorëheqja e Morsit FOTO: Ushtria rrëzon Morsin si president, festë në Kajro Kanadaja mbyll përkohësisht ambasadën e saj në Kajro Ministria e Brendshme: Veprime të ashpra kundër akteve të dhunës Protestat në Egjipt, 91 femra të përdhunuara në sheshin ‘Tahrir’ Pentagoni: SHBA nuk mban anën e askujt në Egjipt