Grusht shteti në Mali, ushtria thirrje për qetësi
Drejtuesit ushtarakë në Mali bënë thirrje për qetësi, ndërsa lajmëruar se janë mbyllur të gjithë kufinjvë, pasi një grusht shteti gjatë mëngjesit të së enjtes rrëzoi qeverinë e ligjshme.
Aktualisht, ushtria është në në kontroll të institucioneve, televizionit shtetëror dhe kushtetuta është shpallur e pezulluar. Trupat shpallën një bojkot kombëtar ditën e mërkurë, me argumentin se nuk po u jepeshin armë dhe mbështetje të mjaftueshme për të luftuar kundër rebelëve tuaregë.
Bashkimi Afrikan ka reaguar në mënyrë të menjëhershme, duke e dënuar ashpër ngjarjen. “Çdo grusht shteti është i papranueshëm dhe ai minon rendin kushtetues në Mali, ndërsa përbën një hap të madh pas për këtë vend”, shkruhej në një komunikatë të BA-së.
Ministri i Jashtëm i Kenias, Moses Wetangula dhe një delegacion që e shoqëronte kanë mbetur të bllokuar në Mali, ku ndodheshin për një takim zyrtar. Aeroporti i Bamakos është i mbyllur dhe ende nuk dihet kur do të rikthehet në funksionim.
Sipas BBC-së, presidenti i zgjedhur i vendit të Afrikës Qëndore, Amadou Toumani Toure, është vendosur në një vend të sigurt, nën mbrojtjen e rojeve presidenciale. Megjithatë, Ministri i Jashtëm i Malit dhe antarë të tjerë të kabinetit, si dhe funksionarë të lartë, janë arrestuar.