E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grushtbashkuar rreth Piramides

01-11-2010 / Gazeta 55

Axhenda e opozites eshte orientuar krejtesisht per nga mbrojtja e interesave te nomenklatures enveriste. Vullnetaret e Enverit vejushat e Bllokut Bijte e Brezit te Dyte si dhe te tjera ojq civile ne pamje te pare por me background ushtarak jane thirrur per te treguar besnikerine ndaj linjes se trashegimise komuniste qe nis me merhumin dhe me dyshen Nexhmije-Ramiz dhe perfundon me te Birin e Kristaqit. Ngritja e fushimit me cadra sipas pervojes qe paten Edvini me Linden po shqyrtohet si nje alternative e sigurte per kete vjeshte politike


Opozita e ka tjetersuar krejtesisht axhenden politike te shqiptareve duke e orientuar drejt prioriteteve qe dukej se i kishim tejkaluar qe para 20 viteve. Keshtu mbrojtja e diktatorit Hoxha dhe e simbolikave te mbetura te tij si barerat e keqija kudo e pa asnje kriter eshte shnderruar ne kryetemen e aksionit politik te Partise Socialiste. Frazat e ministrit te fundit te Sigurimit te Shtetit tani krahu i djathte i Edvinit Gramoz Ruci nuk ishin ne fakt mbyllja e nje bufonade parlamentare sa per te kaluar radhen por ishin preludi i nje aktiviteti qe do te harxhoje te gjitha energjite e mbetura te socialisteve ato qe kane mbetur pas lobingut negativ per heqjen e vizave. Vullnetaret e Enverit vejushat e Bllokut Bijte e Brezit te Dyte si dhe te tjera ojq civile ne pamje te pare por me background ushtarak te ngjashme me brigadat e mullaheve te Ahmedinexhadit jane disa prej piketave te vendosura nga Edvini per aksion politik gjate kesaj vjeshte ndash merret me mend kur ai te jete kthyer i holluar financiarisht nga pushimet mjaltore prej sheiku. Per socialistet eshte koha e thirrjes Grushtbashkuar rreth Piramides dhe per ta permbushur kete detyre partiake do te veprohet sic tentuan vullnetaret e Enverit ne 1991 apo sic u zbatua shembulli me i fresket i cadrave fjetjes se perbashket dhe greves se urise majin e shkuar. Fushimi ishte fiks ne vendin e duhur dhe pas banko-proves Edi Rama ka ndjere se ka ardhur koha per nje tjeter prove zjarri pasi vetem keshtu mund te fashiten te gjithe zerat kunder dhe mund te jetohen edhe ca muaj te qete ne krye te plevices politike ndash te pakten deri ne perfundim te zgjedhjeve vendore kur do te duhet nje shkalle e re radikalizimi per te rimbajtur ne kontroll Partine Socialiste. Merret vesh se bijte e Bllokut jane me te besuarit per kete riaktivizim te levizjes Grushtbashkuar packa se mbi Ditmir Bushatin Damian Gjiknurin e Ilir Beqjen kane nisur te bien dyshimet e para meqenese historia e partise meson se tradhtaret me te rendesishem dalin gjithmone nga linjat e gjakut e nga shoket e partise. Sipas parimeve te Luftes se Klasave e cila se pari duhet zbatuar brenda partise e brenda familjes nje komision i fshehte po merret me testimin e besimit te pinjolleve te brezit te dyte te Nomenklatures megjithate derisa te vijne provat Bushatet Beqjet Gjonet etj do te vijojne te kene bashin e aksionit politik ne levizjen e re Grushtbashkuar rreth Piramides. Levizja nuk do te sherbeje thjesht si nje pergatitje luftarake por edhe per te ofruar nje prove besimin per Zonjen e Zeze te opozites e cila ka nisur te ndihet e vetme e po kerkon serish te provoje se i ka rreshtat e kontrolluara. Edvini e provoi bashkeshorten e tij te re majin e shkuar teksa Linda shfaqej kohe e pa kohe prane cadrave te greves se urise megjithate nje prove e re si ben keq askujt. Edhe Zonja e Zeze e diktatorit ka nevoje per proven e disate dhe ska rast me te mire sesa ngujimi i opozites tek mauzoleu i diktatorit. Ky ngujim i ri do te ishte nje prove se asgje ska levizur e se nderrimi i brezave vec sa i ka bere me energjike llogoret e neokomunizmit. Tashme kemi nje prove te rendesishme zjarri dhe qe te gjitha segmentet e shpendara te kesaj bote diktatoriale qe nga Vullnetaret e Enverit e deri tek vejushat e Bllokut Bijte e Brezit te Dyte apo te tjera ojq me background civilo-ushtarak jane thirrur nen arme. Merret vesh se Edvinit do ti duhet te provohet kur te kthehet nga muaji mjaltor por deri atehere ska pse te rrihet ne heshtje dhe qe sot mesohet se Gramoz Ruci do beje nje dalje te re publike per te sulmuar mazhorancen e per te thene se me te do ti nderpresin te gjitha marredheniet derisa te vihet ne vend nderi i cenuar i diktatorit i Zonjes se pare te Zeze i Ramizit i Kristaq Rames dhe i te gjitha metastazave qe jane zgjatur ne keto 20 vjet te shnderrimit te Partise Komuniste ne nje vemje socialdemokrate.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›