Grushte mes diplomatëve të dy Koreve në Gjenevë

Gjenevë, në të cilin u diskutua për shkeljen e të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut, por përleshja fizike nuk zgjati, pasi që palët u ndanë nga pjesëtarët e sigurimit.
Në xhirimin, të cilin e publikoi agjencia jug-koreane e lajmeve, Yonhap, shihet se si katër diplomatë nga Koreja e Jugut sulmuan një diplomat nga Koreja e Veriut, pas largimit të tij nga takimi, ngase ai kishte refuzuar kritikat e OKB-së në adresë të vendit të tij.
Zëdhënësja e OKB-së, Korin Momal Vanjan, konfirmoi se ka pasur një përplasje dhe shtoi se diplomatët nga Koreja e Jugut kanë pasur sjellje agresive.
Ky incident ka ndodhur në momentin kur është përhapur lajmi se Kina do të kthejë me dhjetëra qytetare të Koresë së Veriut në shtetin e tyre, ngase është e mendimit se bëhet fjalë për imigrantë ekonomik, edhe përkundër faktit se aktivistët thonë se bëhet fjalë për refugjatë, të cilët do të torturohen nëse kthehen.