E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panneta për vizitë në Afganistan

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta, ka shkuar në Afganistan për t’u takuar me liderët afganë dhe trupat amerikane.

Udhëtimi dy-ditor vjen pas masakrës së kryer më 11 mars, nga një ushtar amerikan ndaj 16 civilëve, në mesin e të cilëve edhe gra dhe fëmijë në provincën e Kandaharit .

Liderët afganë kanë shfaqur zemërimin në lidhje me vrasjen dhe kanë kërkuar që ushtari të vihet para drejtësisë në Afganistan.

Militantët talebanë janë zotuar se do të hakmerren, duke ua prerë kokat ushtarëve amerikanë.

Në anën tjetër, nga shpërthimi i dy bombave në provincën e Kandaharit janë vrarë të paktën nëntë persona.

Mediat lokale raportojnë se tetë civilë janë vrarë nga shpërthimi i një bombë vendosur në rrugë në qarkun Marja të Kandaharit.

Zyrtarët fajësojnë militantët talebanë për sulmin.

Në një incident tjetër, po në Kandahar, një zyrtar afgan i sigurisë raportohet se është vrarë nga shpërthimi i një motoçiklete. Dy persona tjerë raportohet të jenë lënduar nga shpërthimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›