Seri atentatesh në Irak, 25 të vdekur

Autobombe / foto arkiv
Irak – Të paktën 25 persona kanë mbetur të vrarë në një seri atentatesh në Bagdad dhe rrethinat e qytetit Hilla.
Në Hilla, bomba e parë ka shpërthyer në afërsi të një restoranti, duke vrarë 6 persona e duke plagosur 20 të tjerë.
Një e dytë pak minuta më pas ka vrarë 7 persona dhe ka plagosur 25.
Në Bagdad dhe në rrethinat e tij, shpërthimi i disa bombave, shumica në makina, ka shkaktuar vdekjen e 12 banorëve dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. / G.N.