E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grushte në Parlamentin e Ukrainës, për të mbrojtur Sevastopolin

Deputetët e opozitës dhe ata të pozitës në Kiev janë rrahur derisa ka filluar tu rrjedhë gjak nga hundët. Parlamenti ukrainas u përfshi nga kaosi, pasi votoi për ratifikimin e marrëveshjes që i zgjat Rusisë kontratën për bazën e marinës në Detin e Zi. Opozita kundërshtoi ashpër këtë vendim, madje improvizoi një skenë lufte dhe përleshje në Parlament. Alarmet e zjarrit filluan të binin pasi ligjvënësit e opozitës hodhën bomba tymi dhe vezë kundër kryetarit të Parlamentit, Volodimir Litvin, i cili u detyrua të fshihej pas çadrave. Disa mijëra vetë protestuan jashtë Parlamentit ndaj marrëveshjes që lejon Rusinë të ruajë kontrollin e bazës në qytetin-port ukrainas të Sevastopolit. Pavarësisht nga skenat kaotike, marrëveshja u miratua me 236 vota pro në Parlamentin ukrainas prej 450 vendesh. Dhoma e Ulët e Parlamentit e ratifikoi marrëveshjen dje. Marrëveshja i zgjat kontratën Rusisë deri në vitin 2042. Rusia nga ana e saj do ta ulë çmimin e gazit natyror për importet ukrainase me 30 për qind për dhjetë vitet e ardhshme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›