Grushte ne parlamentin e Moldavise
Përleshjet fizike në Parlament janë bërë një lloj tradite në Ukrainë. Ndërsa, këtë herë janë rrahur deputetët e shtetit fqinjë të Ukrainës, Moldavisë. Shkas për këtë përleshje, natyrisht, kanë qenë fjalët e rënda dhe sharjet. Parlamenti moldav ishte skenë e përleshjeve të deputetëve. Alexander Kimbrikijuk nga Partia Liberale-Demokratike - që është pjesë e koalicionit qeverisës - ka shtyrë Juri Munteanin nga Partia Komuniste, sepse gjoja ky i fundit e ka sharë. Muntean ia ka kthyer me grusht në fytyrë, ndërsa ”luftëtarët” shpejt ndahen nga përfaqësuesit tjerë. Përplasja fizike në Parlament është bërë një lloj tradite në Ukrainën fqinje, siç është rasti në maj, gjatë një seance për një projekt-ligj që do të lejonte përdorimin zyrtar të gjuhës ruse në disa pjesë të vendit. Në prill të vitit 2010. parlamentarët ukrainas u rrahën po ashtu edhe me rastin e diskutimit të zgjatjes së kohës së dhënies me qira të bazës ruse në Sevastopol edhe për 25 vjet tjera.