E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia i bën trysni Obamës rreth Sirisë

Kryeministri turk, Rejjep Taip Erdogan, ishte duke udhëtuar drejt Indonezisë, kur dëgjoi rreth fitores së zgjedhjeve presidenciale nga Barack Obama. Ai e vlerëson presidentin e SHBA-së si një partner të sigurt për Turqinë dhe ka bërë gati një listë me kërkesa për mandatin e dytë të Obamës.

Për shkak të zgjatjes së fushatës elektorale, qeveria turke nuk ka ushtruar shumë trysni tek Shtetet e Bashkuara në lidhje me konfliktin e vazhdueshëm me shtetin fqinj Sirinë, tha Erdogan, pasi mbërriti në Bali. Por kjo do të ndryshojë: kryeministri turk i bëri trysni SHBA-ë që të adoptojnë një sjellje "krejtësisht të ndryshme" në Siri.

Mesa duket, drejtuesit e ushtrisë turke dhe asaj amerikane kanë diskutuar dislokimin e raketave Patriot në kufirin turk me Sirinë. Ndërkohë që Erdogan nënvizoi se vendi i tij nuk ka kërkuar një ngarkesë raketash nga aleatët e tij në NATO, ministri i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu, deklaroi se raketat Patriot mund të përdoren për të mbrojtur aleatin e NATO-s, Turqinë nga degradimi i konfliktit me Sirinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›