OSBE per zgjedhjet amerikane Te administruara profesionalisht
Zgjedhjet e përgjithshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë zhvilluar në një atmosferë shumë konkuruese dhe janë administruar në një mënyrë profesionale, gjithësesi duhet të ndërmerren hapa për të zgjidhur probleme specifike. Deklarata vjen nga misioni i vëzhguesve të OSBE-së. Sipas raportit të botuar edhe fushatat elektorale të kandidatëve kanë fituar besimin e publikut. Por gjithësesi mbeten ende disa problematika që kanë të bëjnë me të drejtën e votimit, listat e zgjedhësve dhe transparencën për financimin e fushatave elektorale. Probleme janë shënuar edhe në rinumërimin e votave dhe aksesit në këtë proces të vëzhguesve ndërkombëtarë. Korniza ligjore për zgjedhjet e përgjithshme është e decentralizuar dhe komplekse si dhe implementimi dhe detajet e këtij procesi janë rregulluar nga ligjet e vendit. Për sa i përket kësaj amendamentete për ligjin elektoral në disa nga shtetet janë finalizuar vetëm disa javë para ditës së votimit duke lënë shumë mangësira se cila nga këto rregullime duhet të aplikohen. Edhe pse ka pasur iniciativa nga një numër i caktuar shtetesh, nevojiten ende përpjekje të mëtejshme për të përmirësuar listat e votuesve. Çështja e rregullave për identifikimin e votuesve është politikisht e polarizuar, ndërsa nevojitet ende punë për të siguruar integritetin e votës. Rreth 50 milion votues nuk e kanë hedhur votën e tyre pasi nuk ishin të regjistruar. Ndërkohë që mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar më së miri fushatat elektorale, platformat e kandidatëve si dhe në fund numërimin e votave, mediat lokale amerikane në shumë raste kanë qenë të njëanshme. Gjithashtu raporti i OSBE-së ka prekur dhe temën e financave duke vënë në dukje se nuk ka një kufi për shpenzimet gjë që ka bërë që këto zgjedhje të ishin më të shtrenjtat në historinë amerikane. Gjithashtu një numër shtetesh nuk kanë garantuar hyrjen e vëzhguesve ndërkombëtarë në qendrat e votimit në kundërshtim me marrëveshjen e 56 vendeve anëtare në OSBE përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.