E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jave e nxehte per Kinen pritet nderrimi i udheheqesit te saj

Kur Xi Jinping 59 vjec , dhe "Gjenerata e pestë" e liderëve të tij te marrë pushtetin, do te shenoje dhe heren e pare te gjeneraten kineze post viteve 1949 te cilet kaluan vitet e tyre te formimit gjate revolucionit Kulturor .
Zv/presidenti aktual pritet të emërohet sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste, gjatë Kongresit të 18, i cili fillon të enjten. Ashtu si me të gjithë liderët kinezë, detajet e jetës së XI Jinping janë të kontrolluara fort nga qeveria, duke krijuar një boshllëk te biografitë se tij . Xi u lind në vitin 1953, katër vjet pasi Partia Komuniste Kineze mundën nacionalistët në pushtet dhe themeluan Republikën Popullore të Kinës. Ai është djali i martesës së dytë të Xi Zhongxun një hero revolucionar të cilin lideri Mao Zedung do ta vendoste ministër të edukimit.
Xi Jinping është rritur si një princ në enklavën e pushtetit, me fëmijët e tjerë të gjeneratës së parë të Kinës të udhëheqësve
Megjithatë disa vite më pas Xi do të ishte në mesin e 30 milionë personave të cilët ishin të detyruar të linin vendin e tyre për shkak të politikave të Mao Zedung.
Eksperienca e tij ka një ndikim pozitiv në mënyrën se si ai shikon Kinën dhe botën nuk dihet shumë për martesën e tij të parë, e cila përfundoi brenda pak vitesh.
Reputacioni i pastër i Xi Jinping i cili u bë lideri i Shangait pas paraardhësit të tij Chen Liangyu, u shkatërrua pas një skandali mbi sigurimet shoqërore, në muajin qershor, kur Bloomberg raportoi mbi pasurinë e familjes së tij. E përditshmja citonte në artikullin e saj se familja e tij kishte zgjeruar interesat e biznesit në minerale, pasuri të patundshme dhe pajisje të telefonisë celulare.
Muajin e kaluar e pëerditshmja amerikane Neë York Times publikoi një arttikull të ngjashëm për kryeministrin Ëen Jiabao duke raportuar mbi pasurinë marramendëse të një të afërmi të tij prej 2.7 miliardë dollarësh . Xi dhe udhëheqësit e rinj do të duhet të tregojë në publik se sa seriozë ata janë në luftimin e korrupsionit të përhapur, ose në përballjen e "problemeve të mëdha" të vendit .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›