Grushte policeve, pranga 38-vjecarit
KUCOVE - Nje 38-vjecar ka perfunduar ne prangat e policise, pasi dyshohet se ka ushtruar dhune ndaj dy uniformave blu te Komisariatit te Policise se Kucoves. Burime nga uniformat blu bene te ditur se mbremjen duke u gdhire dita e djeshme eshte bere arrestimi i Arben Polisit, banor i lagjes "11 Shkurti" dhe shoqerimi i shokut te tij, Ledjon Plaka. Arrestimi i Polisit eshte kryer pasi akuzohet se ka goditur me grushte dhe fyer dy punonjesit e policise, te cilet ishin ne krye te detyres. Ngjarja ka ndodhur mesnaten e mbremshme ne vendin e quajtur "Kendi i lojerave" ne qender te qytetit Kucove.
E.H
E.H